Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se viti që sapo kemi hyrë do jetë viti i Maks Velos.
Bardhyli theksoi se do të rikthejë veprat e tij. Ajo tha se Velo ishte një personalitet me përmasa të mëdha, që dha shumë për kulturën shqiptare. Bardhyli nënvizoi se shqiptarët kanë shumë nevojë që të ruajnë personalitet e tyre kulturore.
Alda Bardhyli: Ky vit shënon 90-vjetorin e lindjes së artistit Maks Velo. Velo ishte artist, piktor, arkitekt. Zëri i tij mungon në skenën letrare shqiptare. Maksi ishte i gjithanshëm. Ne duam ta rikthejmë atë, të kthejmë vlerat e tij që shërbejnë për kombin tonë. Shoqëria jonë duhet të marrë më tepër nga vlerat e saj, nga njerëz që kanë kontribuar për vendin.
Rasti i Maks Velos na ndihmon që të shikojmë vlerat tona. Ne nuk mund të harrojmë figura që kanë pasur dimension të madh në kulturën shqiptare. Do të rikthejmë veprat e tij, për të kujtuar më mirë njerëz që kanë dhënë shumë për kulturën e kombit shqiptar. Ai është model që na shërben./kb