Kryeministri Edi Rama paralajmeron padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e Olsi Ramës me dosjen Xibraka. Për dosje pak ditë më parë SPAK deklaroi se nuk kanë asnjë lidhje.
Kryeministri Edi Rama paralajmeron padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e Olsi Ramës me dosjen Xibraka. Për dosje pak ditë më parë SPAK deklaroi se nuk kanë asnjë lidhje
Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë’ tha Rama.
Rama tha se 11 gjyqe i ka fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit”.
“7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim. Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë” tha Rama./K.K