Iran, manovra ushtarake mes tensioneve me Izraelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani zhvilloi të shtunën manovra ushtarake që simulojnë mbrojtjen ajrore, njoftoi media shtetërore, ndërsa Teherani përgatitet për fërkime të mëtejshme me Izraelin, vend të cilin e konsideron armik, si dhe Shtetet e Bashkuara nën Presidentin e ardhshëm Donald Trump.

Lojërat e luftës zhvillohen ndërsa udhëheqësit iranianë përballen me rrezikun që presidenti i ardhshëm amerikan mund ta mbështesë Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit. Teherani druhet se Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Trump mund t’i forcojnë edhe më tej sanksionet ndaj industrisë iraniane të naftës përmes politikës së tij për “trysni maksimale”.

“Në këto stërvitje, sistemet e mbrojtjes do të praktikojnë luftën kundër kërcënimeve ajrore, raketave si dhe luftën elektronike në kushtet reale të fushëbetejës… për të mbrojtur qiejt e vendit dhe zonat e ndjeshme dhe të rëndësishme”, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Manovrat e së shtunës janë pjesë e një stërvitje dymujore të nisur më 4 janar, të cilat kanë përfshirë lojëra luftarake në të cilat Garda Revolucionare mbrojti instalimet bërthamore kryesore në Natanz kundër sulmeve të improvizuara me raketa dhe dronë, njoftoi media shtetërore.

Ushtria iraniane ka thënë se po stërvitej me dronë dhe raketa të reja ndërsa transmetoi pamje të një “baze me raketa” në thellësi të nëntokës që po vizitohej nga Komandanti i Përgjithshëm i Gardës, Gjeneralmajori, Hossein Salami.

Përpjekjet e Iranit kanë pësuar hapa pas në Liban pas sulmeve izraelite kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe rrëzimit muajin e kaluar të Presidentit sirian, Bashar Al-Assad, aleat i Teheranit.

Por zoti Salami paralajmëroi në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, për një “ndjenjë të rreme kënaqësie” midis armiqve të Iranit, duke thënë se Irani dhe veçanërisht divizioni i raketave, ishin më të fortë se kurrë.

Lexo edhe :  Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Ndërsa zyrtarët e Teheranit i kanë minimizuar dështimet e Iranit, një gjeneral iranian, Behrouz Esbati, i cili thuhet se ishte i vendosur në Siri, tha në një fjalim të shpërndarë në mediat sociale se Irani kishte “humbur keq” në Siri. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund ta verifikonte regjistrimin.

Në vitin 2018, Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje e arritur në vitin 2015 nga pararendësi i tij Barack Obama. Në këtë marrëveshje Irani ishte pajtuar të frenonte pasurimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike të vëna nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara./K.K

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV