Marian Pepa, shqiptari i arrestuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja para disa ditësh në Itali, ka thënë se do që të marrë dënimin që meriton për krimin e kryer.
Vetëm pak pasi e vrau 50 vjeçari u vetëdorëzua dhe në praninë e një avokatit tha për autoritetet italiane se se ishte ngjitur mbi një mur të ulët që rrethonte kompaninë dhe kishte pritur Artanin në një zonë të errët dhe të shkretë (të paktën në atë moment) të fabrikës së letrës- në këtë zonë nuk kishte kamera sigurie. Kur e pa që erdhi 50 vjeçari thotë se tërhoqi këmbëzën dhe e vrau.
Në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima dhe autori disa javë më parë kishin pasur një debat të ashpër për shkak të punës.
Artan Kaja u gjet i pajetë mbrëmjen e 7 janarit 2025 në magazinën e një fabrike letrash në Capannori (Lucca), Smurfit Kappa. Madje ishte bashkëshortja e tij ajo që e gjeti – duke mos e parë të kthehej në shtëpi dhe duke mos marrë përgjigje në telefonatat e saj, shkoi në kompani.
Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit e cila nuk është gjetur ende./K.K