Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave.
Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina janë prezente gjatë orëve të mëngjesit ndërsa do të jenë dhe gjatë mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore.
Mirditë- Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.
Dibër– Reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm. Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë. Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.
Kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës,por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhët të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.Në Rrugën e Arbrit lëvizja është e detyrueshme me zinxhirë dhe kalohet me vështirësi
Në Durrës janë anuluar për lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas./K.K