Moti i keq në vend ka shkaktuar ndërprerje të procesit mësimor për ditën e nesërme në Kurbin.
Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës e cilësojnë situatën problematike për shkak të motit të keq me reshje dëbore, shiu dhe ulje temperaturash, të shoqëruara këto me bllokime rrugësh dhe mungesë energjie.
Bashkia ka propozuar që për shkak të mungesës së energjisë elektrike në zonën e Kurbinit, të gjitha shkollat të mos zhvillojnë mësim, pasi ngrohja e tyre bëhet vetëm me energji elektrike.
“Nga Bashkia Kurbin është ngritur si problem që referuar situatës problematike të furnizimit me energji elektrike, ku shkollat ngrohjen e kanë me energji elektrike, mungesa e saj, të shikohet mundësia që për ditën e nesërme të mos zhvillohet mësim në territorin e bashkisë Kurbin”, thuhet në njoftim.
Bora me intensitet të vrullshëm ka zbritur deri në Lezhë dhe Laç./ S,M