“Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, reagon kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas njoftimit të SPAK pak ditë më parë se vëllai i tij Olsi Rama nuk është i implikuar në laboratorin e Xibrakës.

“Vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi në publik si trafikant droge përmes një sajese kriminale. Sipas tij dy prokurorët e dosjes e paskëshin fshehur identitetin tim vëllai. Kam bërë durim, nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë me drejtësia me provat e veta. SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidh tim vëlla me aktivitetin kriminal.

Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua. Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua. Më kanë bërë përdhosës të familjes sime duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit kam akuzuar ish gruan time se djalin tim e kishte me babain tim. Divorci im ska pasur asnjë konflikt, ka qenë tërërisht paqësor. Katrani i madh ka prodhuar një dokument gjyqi në atë kohë. Më kanë bërë homosekual, biseksual, por zoti më ka bërë heteroseksual. Më kanë bërë dhunues grash, edhe i nënës sime.

Nnëa ime e ndjerë u ndje aq e lënduar sa e çoi në gjyq katranin e madh, por ai çoi avokatët për të bërë paqe, se kështu e ka politika. Kur nëna ime nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjyqtare katran që i vuri kapakun asaj dosje”, tha Rama./K.K

Të fundit

Nis fushata zgjedhore në Kosovë/ Të drejtën e votës e kanë 2 milionë shtetas

Partitë politike në Kosovë, të shtunën nisën fushatën zgjedhore për parlamentaret e 9 shkurtit. Kryeministri aktual, Albin Kurti kërkoi edhe...

Zgjerohet harta e zjarreve dhe evakuimeve në Los Angeles

Situata në Kaliforni po bëhet gjithnjë e më shumë dramatike. Është zgjeruar harta e zjarreve dhe e evakuimeve. Guvernatori i Kalifornisë bën thirrje për një...

Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para

Interes i lartë nga emigrantët të cilët nuk kanë humbur kohë të regjistrohen në aplikacion për të votuar më 11 maj. Interes i lartë nga...

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët dhe personi që i vodhi 100 mijë euro

TIRANE Pas eliminimit të tij nga Big Brother VIP Kosova dhe ftesës për të marrë pjesë në Big Brother VIP Albania, Gjestit i është publikuar...

Jep dorëheqjen prokurori i posaçëm i SHBA Jack Smith

Prokurori i Posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi çështjet federale kundër zotit Donald Trump me akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij...

Lajme të tjera

Web TV