Qeveria hap rreth 1200 pozicione të lira në administratën shtetërore! Ja kritert

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore.

Përkatësisht në vendim bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/ 2013, Për nëpunësin civil, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave vendosi: Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2025 është gjithsej 1186, të ndara sipas kategorive: a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 5; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 93; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 283; ç) Për kategorinë ekzekutive 805”, – thuhet në vendim.

Në këtë të fundit nënvizohet grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë: Shkenca juridike, audit i brendshëm, shkenca ekonomike, shkenca ekonomike/juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori-filologji, shkenca mjekësore, veterinari, agronomi, zootekni; mbrojtje bimësh, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, Kimi, Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë, arkeologji dhe restaurime, artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi, arsim i lartë ushtarak/policor, arsim i lartë.

Plotësimi i vendeve vakante në kategorinë ekzekutive, gjithsej 805, në kategorinë e ulët drejtuese, gjithsej 283, apo kategorinë e mesme drejtuese, gjithsej 93, bëhet së pari nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendin/ vendet e lira./   S,M

Të fundit

Moti i keq në vend, ndërpritet procesi mësimor në Kurbin

Moti i keq në vend ka shkaktuar ndërprerje të procesit mësimor për ditën e nesërme në Kurbin. Emergjencat Civile në...

Teknologjia e së ardhmes në CES 2025

What Happens in Vegas mbetet në Vegas ("Çfarë ndodh në Vegas, qëndron në Vegas"), ata thonë për qytetin e mëkatit; përjashtim përfaqësohet ndoshta nga CES, Consumer Electronics...

Çfarë ndodhi? Ky është banori i parë që lë urgjentisht shtëpinë e BBV4, zbulohet arsyeja

Igli është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh. Arsyeja e largimit ka...

Balluku njoftim për situatën nga moti i keq: Të qarkullueshme segmentet rrugore nacionale

Në një njoftim për mediat, Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se segmentet rrugore nacionale janë të...

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?/ Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira

Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro...

Lajme të tjera

Web TV