Rama: Që nga 2013 leku dhe kriminelët nuk vendosin kush hyn në qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

”As nuk e diskutoj që janë blerë vota, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tre dekadave e kusur në Shqipëri.

As nuk e diskutoj që janë përzier, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tridhjetë e kusur vjetëve, elementë të botës së krimit.

Por as nuk e diskutoj po ashtu, more hiç fare, që në asnjë palë zgjedhje, politike, lokale, të pjesshme apo të përgjithshme në Shqipëri, minimalisht qysh prej atyre të vitit 2013, leku ose elementët kriminalë, nuk kanë vendosur asgje, për kush ikën e kush vjen në qeveri apo në bashki.

Kjo është shumë e thjeshtë, sepse s’ka as logjikë të padeformuar nga urrejtja politike dhe as aritmetikë të pa përmbysur nga mendjelehtësia mediatike, që i mban dot në këmbë teoritë idiotike të komploteve të mëdha elektorale me para e me kriminelë.

Kush ka marrë pjesë në zgjedhje apo ka studiuar sadopak zgjedhjet në Shqipëri, e di fare mirë, se nëse nxirren jashtë ekuacionit organet ligjzbatuese, Policia e Shtetit, SHIK-u e Shishi, KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor dhe manipulimet ordinere tw komisionerëve në qendrat zgjedhore, siç faktikisht kanë qenë qartësisht jashtë ekuacionit, në të gjitha zgjedhjet, qysh prej atyre të rotacionit të 2013-ës, nuk ka lek, element kriminal dhe maskarallëk politik, që e përmbys dot vullnetin e popullit – mendojeni fjala vjen sa e pamundur do të ishte, sot, por jo vetem sot që pas 2013-ës që të parafytyrohej qoftë edhe në bashkinë më të vogël e më të largët të vendit, maskarallëku i 2011-ës ketu në mes të Tiranës!

Nuk i rreshtova të tëra sa dëgjuat, as për t’u ankuar se më kanë rënë shumë dhe për shumë gjatë në qafë, me akuzat më ekstreme, as për t’u shitur këtu si ëngjëll.

Lexo edhe :  Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

Engjëll nuk jam, jo vetëm sepse parajsa e librave të shenjtë nuk është e kësaj bote, po edhe sepse në jetën time, tanimë jo të shkurtër, ka edhe jo pak momente e ndodhira për të cilat unë nuk jam krenar.

Por ama, nuk hyjnë ndër to, as krimet apo lidhjet me krimin, as përfitimet e paligjshme apo pasuritë e padeklaruara, as shpifjet apo fabrikimet për kundërshtarët politikë, e asnjë poshtërsi a prapësi tjetër nga ushtrimi abuziv i fuqisë së pushtetit”, tha Rama./K.K

Të fundit

“Betimi i Trump u ndoq edhe në burgun e Fierit”/ Salianji letër nga qelia

Ervin Salianji ka postuar një letër nga burgu i Fierit ku ka deklaruar se çështjen e tij do të...

Plazh në janar, pushues vendas dhe të huaj zgjedhin Vlorën për fundjavë

Temperaturat tepër të larta dhe të pazakonta për këtë periudhë të vitit kanë bërë që në Vlorë të vazhdojë plazhi. Qytetarët vlonjatët thonë se janë...

Emigrantët me zinxhirë/ Donald Trump luan me frikën, shpik një Amerikë që nuk ekziston!

Marco Bruna Gjatë viteve të kolegjit, Stephen Amidon mori mësimin më të vlefshëm nga Maya Angelou, një nga poetët më të mëdhenj të Amerikës. “Kur dikush...

Anija “Cassiopea” niset drejt Shqipërisë me 49 emigrantë në bord

Pak më parë anija Cassiopea u nis nga Lampedusa e Siçilisë për të sjellë në Shqipëri 49 emigrantë që zbarkuan në Itali ditët e...

Shpronësimet për ndërtimin e Unazës së Madhe/ PD denoncon Bashkinë e Tiranës

Partia Demokratike ngre alarmin se Bashkia e Tiranës po i mohon qytetarëve përfitues bonusin e qirasë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli solli rastin...

Lajme të tjera

Web TV