I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë duke vështirësuar qarkullimin në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato rurale.
Për shkak të kushteve meteorologjike Drejtoria e Përgjithshme Detare me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se sot, 12 janar, tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë.
Ndërkohë vijojnë normalisht udhëtimin tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Barit që kanë nevojë për informacione më të detajuara mund të kontaktojnë me agjencitë respektive./K.K