Sulm i rëndë në spital, infermierja goditet me thikë në urgjencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga një person në departamentin e aksidenteve dhe urgjencës ku po punonte në zonën e Manchester, Londër.

E plagosura, një infermiere rreth 50-vjeçe, u sulmua në Spitalin Royal Oldham në Greater Manchester, ku tani po trajtohet.

Oficerët u thirrën në orën 23:30 të së shtunës dhe arrestuan një 37-vjeçar, të dyshuar nën akuzën për tentativë vrasje, ka deklaruar Policia e Mançesterit.

Detektivët kanë raportuar se nuk ka të tjerë persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe se nuk shfaqet një rrezik apo kërcënim për publikun e gjerë.

“Mendimet tona janë edhe me kolegët dhe pacientët që ishin aty në momentin e incidentit dhe për të cilët kjo ka qenë shqetësuese dhe e frikshme”. Të gjitha shërbimet në Spitalin Royal Oldham mbeten të hapura”, tha shefja e infiermerisë në North Care Alliance NHS Foundation Trust.

Jim McMahon, deputeti laburist për zonën, e përshkroi sulmin si diçka “të pakuptimtë”.

“Të gjithë jemi të tronditur nga sulmi i pakuptimtë ndaj një infermiere në departamentin A&E të Spitalit Royal Oldham. Mendimet tona janë me infermieren, familjen dhe miqtë, pasi dëshirojmë një shërim të plotë”, postoi ai në Facebook.

Rreshteri Craig Roters ka theksuar se komuniteti lokal mund të shohë një “rritje të pranisë së policisë” ndërkohë që kryhen hetimet./    S,M

Të fundit

Nis konsultimi, objektivat e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama pak ditë më parë se Shqipëria do të ketë Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ministria...

“Ankth” për rezultatin, zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko voton me qenin

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale. Aleksandër Lukashenko hodhi votën e tij, I bindur se do të qëndrojë dhe 5 vite të tjera në pushtet. Presidenti...

E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në Astir. Blutë e kryeqytetit vunë në...

OKB: Mbi 13 mijë fëmijë u vranë dhe 25 mijë të tjerë u plagosën në Gaza

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën...

Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve. Forca detare italiane nisën këtë të dielën...

Lajme të tjera

Web TV