Një emër i njohur mund të kthehet në Superiore gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi azer, Vusal Isgandarli, mund të bëhet përsëri pjesë e kampionatit tonë, një vit pas largimit nga ai me drejtim Bolusporin në Turqi.
Eksperienca e tij në Turqi nuk ka shkuar siç shpresonte lojtari dhe pasi minutazhi i tij në radhët e klubit të Boluspor është reduktuar, ai po mendon largimin në janar. Mediat azere raportojnë se ofertat për të nuk mungojnë, me dy skuadra të Superiores që janë interesuar.