Shakaja e papritur e Biden për zjarret në Los Anxheles, ja reagimi epik i Kamala Harris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los Anxhelos dhe njerëzit po kanë komentuar pas reagimit të Zëvëndës Presidentes, Kamala Harris.

Biden po informonte publikun se si qeveria planifikon të ndihmojë autoritetet lokale gjatë zjarreve në Los Anxhelos kur ai ia kaloi mikrofonin Harris, e cila është nga Kalifornia.

“Zonja Zëvendës Presidente, e di që ju jeni prekur drejtpërdrejt nga zjarret, kështu që flisni ju, pa dashur të bëj shaka”, tha Biden duke përdorur shprehjen “fire away”, që ishte e papritur duke marrë parasysh se ai po fliste për zjarret në Los Anxheles.

Harris e shtangur ndaloi për një moment dhe tha: “E vërtetë”.

Ndjekësit në X ishin të shpejtë për të komentuar reagimin epik të Harris.

Disa nga komentet

“Vështrimi që i hodhi Kamala kur e kuptoi çfarë tha”, shkroi dikush.

“Fytyra e Kamalës i thotë të gjitha”, shkroi një tjetër komentues.

“Kjo skenë duket sikur vjen nga një komedi”, bëri shaka një përdorues i X.

Biden u zotua se qeveria do të mbulojë 100% të kostove të ndihmave për katastrofën në Kaliforni për 180 ditët e ardhshme.

“I thashë guvernatorit dhe zyrtarëve lokalë, mos kurseni asnjë qindarkë për të ndaluar këto zjarre”, tha Biden të enjten.

“Ne jemi me ju, nuk do të shkojmë askund”, shtoi presidenti.

Biden tha se ai po rrit të gjitha burimet federale të mundshme në Kaliforninë Jugore, e cila përfshin 400 zjarrfikës shtesë dhe mbi 30 helikopterë dhe aeroplanë zjarrfikës. Kanadaja po dërgon avionë shtesë për fikjen e zjarreve nga ajri.

Presidenti theksoi gjithashtu nevojën për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Lexo edhe :  Vdekja tragjike e një studenti, shpërthejnë protestat e dhunshme në Kinë

“Moti ka ndryshuar shumë. Ndryshimet klimatike janë problem real. Ne duhet të përshtatemi me të, dhe ne mundemi, është në kapacitetet tona. Duhet t’i pranojmë këto ndryshime”, përfundoi Biden./kb

Të fundit

Turistët do paguajnë më shumë në Spanjë?/ Qeveria do të rrisë taksat

Qeveria spanjolle po planifikon të rrisë taksat për qeratë ditore të objekteve që strehojnë turistët. Këtë të hënë, kryeministru Pedro...

“Sjellje bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme”/ Tjetër zarf i zi në shtëpinë e BBV

Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania! Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi. “Për shkak të...

Opozita premton ndryshim/ Kosovë, vazhdon fushata zgjedhore. VV luan me nacionalizmin

  Subjektet politike që garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kanë hyrë zyrtarisht në fushatë zgjedhore. Fushata  nisi në 11 janar dhe do...

“Pas burgosjes së Metës jemi më të fortë”/ PD-PL bashkë në zgjedhjet e 11 majit?

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka theksuar se Partia e Lirisë është në një koalicion opozitar me Partinë Demokratike prej disa muajsh....

Takim Trump dhe Putin në Serbi? Ministri serb: Të gatshëm të ndërmjetësojmë takimin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të gjejnë forcë në vetvete dhe të ruajnë...

Lajme të tjera

Web TV