Takim Trump dhe Putin në Serbi? Ministri serb: Të gatshëm të ndërmjetësojmë takimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të gjejnë forcë në vetvete dhe të ruajnë unitetin për tu përballur me regjimin e Kurtit.

Në një interviste për Radio Televizionin Serb, Gjuriç tha se shpreson se shkelja e të drejtave të popullit serb në Kosovë do të ndalet duke sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti.

“Është domethënëse dhe i bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë forcë në vetvete dhe të ruajnë unitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përfaqësuar brenda regjimit të Kurtit. Lista serbe është tashme një mjet për luftën për të drejtat kolektive serbe në Kosovë, sepse me të do të tregojmë se Serbia dhe serbët nuk tërhiqen”, tha Marko Gjuriç, ministri i Jashtëm.

Gjuriç theksoi se partneriteti strategjik, përkatësisht dialogu strategjik ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, është i një rëndësie të madhe për pozitën e Serbisë.

“Me SHBA-në do të vendosim rregullsi në shkëmbimin e institucioneve tona në fushën e teknologjisë, arsimit, kulturës… Do të kemi bashkëpunim të fortë në ekonomi, në fushën e sigurisë, në çështjet e politikës së jashtme ku jo gjithmonë jemi dakord. , por ne kemi hyrë në sirtarin e vendeve mike me Amerikën”

I pyetur nëse Serbia mund të jetë ndërmjetëse për takimin mes presidentit te zgjedhur te SHBA, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, pas deklaratës së presidentit Vuçiç se vendi i tij është i gatshëm të bëj një pritje të tillë, edhe Gjuriç thotë se është e mundur.

“Beogradi mund të jetë një mikpritës i mire për takimin mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Besoj se mund të luajmë një rol të vogël, por jo të parëndësishëm dhe këtë ua ofrojmë partnerëve tanë”

Lexo edhe :  Djali "sekret" i Vladimir Putin

Ndërsa i pyetur se cilat janë pasojat e sanksioneve ndaj kompanive ruse ne Serbi, Gjuriç thotë se ato  nuk prekin vetëm Beogradin por kompanitë në dhjetëra vende, edhe pse për një veprim te tille qeveria serbe do te hyj ne bisedime me SHBA-te./K.K

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Lajme të tjera

Web TV