5.2 miliardë euro është vlera e pagesave të kryera në monedhën europiane gjatë vitit 2024 në ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë ka publikuar statistikat për gjithë vitin e kaluar ku rezulton se shifrat janë në rritje të përgjithshme të veprimeve nje tendence kjo e theksuar nga viti në viti.
Pergjatë vitit që lamë pas janë realizuar mbi 325 mijë trasasaksione ndërkohë që muaji dhjetor ka prekur nivelin më të lartë me rreth 34 mijë duke tejkaluar edhe periudhën e verës.
Ndërkohë po sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS në vitin 2023 për pagesat në euro brenda vendit ishte 249 mijë me vlerë 4.1 miliardë euro.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndër bankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën në rastet kur një qytetar kryen blerjen e një prone apo makine, transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit. Këto të dhëna konfirmojnë edhe faktin e sasisë së lartë të eurove që qarkulluan në ekonominë shqiptare gjatë vitit të kaluar duke bërë që euro të prekë nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë.
Ndërsa një element që ka ndikuar në këtë drejtim është ulja e kostove për këto transaksione.
VLERA E TRASAKSIONEVE NE EURO
Viti 2022 3.3 miliarde euro
Viti 2023 4.1 miliarde euro
Viti 2024 5.2 miliarde euro
Transaksionet ne numer
Viti 2022 156 mije
Viti 2023 249 mije
Viti 2024 325 mije
/e.t