Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet e interesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë kërkon të ulë sërish interesat e mikrokredive.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka propozuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton tavanet e interesave që mund të aplikojnë bankat dhe institucionet e tjera financiare në kreditë konsumatore.

Deri më sot, ky limit llogaritej si mesatare e thjeshtë e interesave të aplikuara përgjatë 6 muajve të fundit, duke i shtuar edhe 1/3. Tanimë kjo shtesë bie, në përpjekje për të reduktuar më tej koston e huave të dhëna nga mikrofinancat.

Kursimi do të ndihet tek qytetarët si për këstet e kredive, ashtu edhe për shumën totale që do t’u duhet t’i kthejnë kredidhënësve.

Tavani i interesave nisi të zbatohej në vitin 2022, si një mjet për të ulur abuzimet nga mikrokreditë. Nisma uli fillimisht interesat maksimalë nga 171% para 3 vitesh në 95% sot, por zbritja ka qenë vazhdimisht e më pak e prekshme, për shkak të formulës./K.K

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV