Dumani nis ushtrimin e detyrës si Komisioner Publik në KPA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Altin Dumani, nis sot ushtrimin e detyrës edhe si Komisioner Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pas përfundimit të mandatit të komisionerëve publikë më 31 dhjetor 2024, detyra e përfaqësimit të çështjeve të apeluara në KPA do të kalojë te drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Sot, në orën 10:00, është parashikuar të vazhdojë seanca për rivlerësimin e subjekti Arben Dosti. Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë do të përfundojë në qershorin 2026.

Gjatë periudhës së kontrollit të vetingut, janë shqyrtuar 805 funksionarë, nga të cilët 268 nuk u konfirmuan në detyrë, ndërsa rreth 100 u dorëhoqën.

Aktualisht, janë ende për t’u shqyrtuar 42 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë apeluar vendimet. Po ashtu, në Gjykatën e Strasburgut janë paraqitur paditë nga 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.  /    S,M

Të fundit

Dëborë e madhe në Korenë e Jugut, bllokime në autostrada

Bora e madhe mbuloi Korenë e Jugut duke shkaktuar bllokime trafiku në ditën e katërt të festës së Vitit...

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri/ Dy ditë homazhe!

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërrin sot në Tiranë. Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e...

Pas dy muajsh pauzë, momenti ku anija e marinës italiane me emigrantë mbërrin në Shëngjin

Ka mbërritur mëngjesin e së martës anija e marinës italiane me 49 emigrantë në bord, pas më shumë se dy muajsh pauzë të marrëveshjes...

Rama ndan pamjet nga punimet për shkollën “Ndre Mjeda”: Do ta rikthejmë siç i ka hije

“Mirëmëngjes dhe nga shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, ku ka nisur puna për rilindjen e saj për ta rikthyer siç i ka hije...

Senati amerikan konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të...

Lajme të tjera

Web TV