Nga Ylli Pata
Deklarata e fortë e Edi Ramës, nuk ishte gjë tjetër, veçse një kundërsulm i përmasave artilerike me municione të rënda, e me rreze të gjatë veprimi.
Ka më shumë se 24 orë nga deklarata e Edi Ramës pas vendimit të SPAK për akuzat e Bardhit ndaj vëllait të tij, e vijon dallgzimi politik nga ana e opozitës.
Që nga qëndrimi i drunjtë dhe shumë i kujdesur i Gaz Bardhit, deri te komentet e shumta të mbështetësve mediatikë të opozitës, duket se kanë një qëllim të vetëm.
Të amortizojnë sa të mundin efektin e fuqishëm në publik që pati deklarata e Ramës, pas qëndrimit zyrtar të SPAK se pas hetimeve rezultoi që vëllai i tij, nuk ka fare lidhje me aferën “Xibraka”.
Në fakt, efekti publik, që është i lehtë për tu parë në rich-et që janë arritur në media e rrjete sociale është njëra anë e medaljes. Ndërkohë që ajo që duket më e rëndësishme dhe më afatgjatë pa efektin e “tre ditëve” është efekti politik.
Deklarata e fortë e Edi Ramës, nuk ishte gjë tjetër, veçse një kundërsulm i përmasave artilerike me municione të rënda, e me rreze të gjatë veprimi.
Në kundërsulmin e tij Edi Rama, për të parën herë, ka çmontuar në vetë të parë të gjitha ato akuza apo sulme monstruoze, që i janë bërë atij sapo ka hyrë në politikën e madhe në vitin 2000, duke shënuar të parin politikan shqiptar që sulmohet aq tmerrësisht për skuta të jetës private.
Sulme, të cilat nga vetë agresiviteti dhe horrori i përmbajtjes kanë shkaktuar ndër vite një ngërç të madh në publik, të cilat kanë sjellë një ndarje të fortë politike.
Të majtët që kan rritur antipatinë dhe urrejtjen për autorin e këtyre sulmeve dhe të djathtë, që edhe pse mund të mendonin se ka ekzagjerime në këto sulme, gjithsesi kanë ngulitur mendimin se “doktori e di më mirë” ngaqë “Edi Rama meriton edhe më tepër”.
Në më shumë se 20 vjet kët sulme janë ricikluar herë pas here, sa herë ka pasur ndonjë siklet të madh për Sali Berishën, siç i ka ndodhur shpesh. Duke nisur nga Gërdeci e me radhë, pas të cilave riciklonte në vetë të parë, por, edhe nëpërmjet mediave, serinë e akuzave makabre. Ku më të tmerrshmet janë përdorur herë pas herë nga blogerat e kanaleve “të poshtme” të komunikimit të doktorit.
Pasi i ka lënë në heshtje vite e vite, Edi Rama, këtë herë i është përgjigjur një për një të gjitha sulmeve të egra, që nga ajo më e tmerrshmja e fillimit fare, e deri tek të gjithë insinuatat e hedhura në kanale të ndryshme.
I ka marrë me radhë, duke i rrëzuar specifikisht së bashku me argumentet përkatëse dhe synimin që kanë pasur hedhja e tyre në eter. Pra me një gur ka qëlluar shumë zogj, të cilët jan shuhsatur fort nga ky kundërsulm, duke u përgjigjur me spontë, pa u marrë me akuzat bazike që kanë hedhur ndër vite.
Me këtë kundërofensivë, Edi Rama, ka folur për herë të parë për militantët, mbështetësit dhe votuesit e PS-së, duke dalë vetë në mejdan për sulmet ndër vite. Që në shumë raste u janë dashur atyre në terren që t’i përdorin duke e mbrojtur në përballje me rovalët politikë.
Efekti i atij kundërsulmi, ka kujtuar pikërisht një odise sulmesh të rnda ndaj tij e familjes, duke krijuar një kohezion më t madh tek mbështetuësit dhe votuesit tradicionalë.
Ndërkaq, sipas të gjitha gjasave, gjë që do të vihet re edhe në sondazhe, është efekti tek ai që quhet elektorati gri, i cili sipas të gjitha gjasave ose ka votuar PS-në këto vite ose nuk ka votuar fare, duke refuzuar të rresthohet me Sali Berishën.
Por nuk përjashtohet fare, që ky efekt të shikohet pikërisht te kata mbështetës të Sali Berishës ndër vite, që e kanë braktisur tashmë dhe nuk votojnë për të që nga viti 2021.
Kundërsulmi i Ramës ishte një mesazh i qartë ndaj kësaj pjese të votuesve, për të thënë se a çfarë është në gjendje të bëjë ai që e keni dashur dhe besuar. Kur mjaft prej tyre kanë përjetuar vetë këtë mënyrë e të bërit politikë.
Ku më emblematike ishte sulmi absurd mesjetar me sfurqe e qysqi më 8 janarin 2022.
Ndrëkaq, edhe pse Berishës nuk i bëhet fort lëkura shollë, sidomos tani që ka telashe më të mëdha, njeriu më i dëmtuar është Gaz Bardhi.
I cili qëndrimin e SPAK, kur u prononcua për të, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me grupin “Metamorfoza”, e përdori me bujë për të pastruar veten.
Vendimi i SPAK pr vllanë e Kryeministrit është identik me atë kur përmendej Gaz Bardhi. E në këtë rast, çdo lëvizje e tij do të ishte jashtë fushe, pasi është zënë mat,/ S,M