Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 650 milionë dollarë në kriptovaluta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerët nga Koreja e Veriut vodhën rreth 659 milionë dollarë amerikanë të kriptovalutave në vitin 2024, sipas një deklarate të përbashkët nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Japonia.

“Vitin e kaluar, hakerët e Koresë së Veriut vodhën 235 milionë dollarë nga shkëmbimi indian i bitcoin VazirX dhe 50 milionë dollarë nga platforma Radiant Capital. Përveç kësaj, kriminelët kibernetikë vodhën afërsisht 374.13 milionë dollarë nga shkëmbimet e kriptove DMM Bitcoin, Upbit dhe Rain Management”, thuhet në deklaratë.

Kjo është deklarata e parë publike në të cilën të tre vendet kanë identifikuar së bashku përgjegjësit për vjedhjen e kriptomonedhave dhe objektivat e sulmeve.

“Tri qeveritë tona, duke përfshirë sektorin privat, po punojnë së bashku për të parandaluar vjedhjen dhe rikuperimin e fondeve të vjedhura, me qëllimin përfundimtar për të privuar Korenë e Veriut nga fitimet e paligjshme për programet e saj të paligjshme të armëve luftarake dhe raketave balistike”, shton deklarata.

Vendet theksuan gjithashtu se programi kibernetik i Koresë së Veriut përbën një kërcënim të rëndësishëm për integritetin dhe stabilitetin e sistemit financiar ndërkombëtar./K.K

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV