Kombëtarja shqiptare e vajzave nis vitin me grumbullim 10-ditor në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zhvillojë grumbullimin e parë për vitin 2025 në Mal të Zi. Ekipi kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij, do të qëndrojë i grumbulluar për 10 ditë, nga data 17 deri më 25 janar, në qytetin e Ulqinit.Gjatë kësaj periudhe, skuadra do të kryejë përgatitje intensive, ndërsa stafi teknik do të ketë mundësinë të analizojë gjendjen fizike dhe teknike të lojtareve të grumbulluara, si dhe të vlerësojë potencialin e tyre për sfidat e ardhshme. Trajneri Grima do të shpallë së shpejti listën e futbollisteve të ftuara.

Ky grumbullim vjen si një fazë e rëndësishme përgatitore për vajzat kuqezi, të cilat do të nisin fushatën e tyre në edicionin e ri të Nations League në muajin shkurt. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 21 shkurt, ku Shqipëria do të presë Ukrainën në shtëpi, ndërsa katër ditë më vonë do të luajë në transfertë kundër Çekisë.

Ky grumbullim dhe përgatitje intensive janë thelbësore për ekipin kuqezi, që synon rezultate pozitive në këtë kompeticion të rëndësishëm europian./K.K

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV