NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë pajtuar që të nisin një mision monitorues në Detin Baltik, pas disa “incidenteve serioze” që kanë dëmtuar infrastrukturën kritike nënujore. Për disa nga këto incidente janë përfshirë anije që dyshohet se janë pjesë e të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë.

Në një takim në Helsinki më 14 janar, udhëheqësit nga tetë shtete të Detit Baltik, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, njoftuan se në misionin në Baltik do të “dislokohen asete shtesë në det, ajër, tokë dhe nën sipërfaqen e detit për të rritur vigjilencën dhe parandalimin”.

“Luftimi i dëmtimeve të kabllove dhe tubacioneve nënujore është një problem global”, tha grupi përmes një deklarate të përbashkët.

“Përdorimi i të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë paraqet një kërcënim për sigurinë detare dhe mjedisore në rajonin e Detit Baltik dhe në aspektin global. Kjo praktikë e dënueshme po ashtu kërcënon integritetin e infrastrukturës nënujore, rrit rreziqet që lidhen me municionet kimike të hedhura në det dhe mbështet ndjeshëm financimin e luftës së paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, NATO-ja kishte njoftuar se do të rriste praninë në rajon, pas një akti të dyshuar të sabotimit të kabllove mes Finlandës dhe Estonisë.

Disa kabllo të telekomunikimit dhe kabllo të energjisë janë dëmtuar në Detin Baltik që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022. Ekspertët dhe politikanët kanë thënë se në këto incidente kanë qenë të përfshira anijet e “flotës në hije” të Rusisë. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje.

Një ditë më herët, Rutte tha në Parlamentin Evropian se “veprime të tilla armiqësore” nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar, duke premtuar për forcim të pranisë ushtarake të NATO-s në rajon./K.K

Lexo edhe :  Arabia Saudite do të përdorë robotë për ndërhyrjet kardiologjike

Të fundit

Aksident me vdekje në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në Shkodër ditën e sotme. “Rreth...

Trump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19...

“Sot në Shqipëri gjithçka mund të bëhet”, Rama: Programi, mundësi për të rinjtë krijues!

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe në Ministrinë e Kulturës në ish-Kinostudio, Tiranë e cila do të shndërrohet...

LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Në një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun në ndërtesën e Qeverisë, pas sulmit të...

Kadare mes ikjes dhe ardhjes!

Nga Agron Gjekmarkaj Duket sikur Shqiperia është çliruar nga Patriarku i eperm kulturor i saj Ismail Kadare dhe ditëlindjet e tij shnderrohen në datë rutinore! Ikjen...

Lajme të tjera

Web TV