“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, libri më i fundit shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj u prezantua në Lezhë, vendlindjen e tij. Ky botim voluminoz përmbledh poezitë që Zogaj ka shkruar ne 40 vite.
Lexues, intelektuale, shkrimtare dhe autoritete lokale morën pjese ne aktivitet dhe vlerësuan krijimtarinë e Zogajt.
Në këtë libër janë përmbledhur poezitë më të mira të të gjitha botimeve të tij ndër vite thotë autori Preç Zogaj.
Mes 11 vëllimeve të shkruara në këto katër dekada, Preç zogaj përzgjedh poezitë më domethënëse për gruan, miqtë, poetët e preferuar, për Lezhën, për vdekjen, për nënën e tema të tjera të pakohë, duke provokuar përmes fjalës një kolorit emocionesh, përfytyrimesh e mendimesh.
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 5 kontinente! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine./e.t