“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje lidhur me pronësinë e industrisë serbe të naftës, që aktualisht mbahet në pjesën më të madhe nga firma ruse, Gazprom Neft.

“Sigurisht që ne dëshirojmë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen ekskluzivisht në interesin e popujve të Serbisë dhe Rusisë, në interesat e shteteve tona që janë të përbashkëta në pjesën më të madhe të çështjeve. Këto marrëdhënie janë të pasuria me marrëveshje dhe projekte konkrete, përfshirë ato në fushën e energjisë”, tha Sergej Lavrov.

Lavrov shton se situata, edhe nga pikëpamja ligjore, kërkon vendime tepër të guximshme. Gjithashtu pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Europian po fërkojnë duart kundër Serbisë, duke kërkuar që ajo të tradhtojë Rusinë.

“Dhe kur presidenti Vuçiç thotë: ‘Ne nuk do të devijojmë nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Europian’, për shumë vite, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ai dëgjon si përgjigje: ‘Po, ne ju presim këtu, por për këtë duhet së pari të njohësh pavarësinë e Kosovës’, dmth populli serb, presidenti serb thirret në vetëposhtërim nga BE-ja kundër Federatës Ruse”, shton diplomati rus.

Ministri rus shton se presidenti amerikan në largim, Joe Biden, po kërkon të dëmtojë Serbinë dhe administratën e Donald Trump.

Lidhur me sanksionet e SHBA-ve, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, takoi ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Boçan Karçenko. Ai kërkoi fillimin e konsultimeve dhe takimeve të shumta për të mundësuar funksionimin e industrisë së naftës, NIS, ndërsa Uashingtoni ka lënë një afat 45 ditor për ndryshimin e pronësisë, nga Ruse në Serbe./e.t

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV