Banorët e Los Anxhelos-it po përgatiten për shkatërrim të mëtejshëm pasi parashikimet e motit tregojnë se erërat që ndihmojnë në ndezjen e flakëve mund të ringjallen përsëri.
Tri zjarre vazhdojnë të digjen. Më i madhi, zjarri i Palisades, ka djegur më shumë se 23,000 hektarë dhe ka mbetur në 14% të kontrolluar që nga mbrëmja e së hënës.
Kryebashkiaku i LA, Karen Bass, tha se po bëhen “përgatitje urgjente” përpara erërave të afërta me forcë uragane që parashikohet të arrijnë kulmin të martën.
Të paktën 24 persona kanë vdekur nga zjarret dhe 23 të tjerë janë zhdukur në zonat e zjarrit Eaton dhe Palisades.
Të hënën, autoritetet njoftuan gjithashtu se nëntë persona u arrestuan për plaçkitje dhe një për zjarrvënie.
Në një konferencë shtypi, Prokurori i Qarkut të LA, Nathan Hochman, tregoi video të disa grabitjeve dhe përshkroi dënimet maksimale nëse të akuzuarit dënohen./kb