Në jetë ka ngjarje që mund të na shkaktojnë dhimbje të madhe, trishtim apo zemërim të thellë. Të gjithë, herët a vonë do të duhet të jetojmë këto përvoja. Megjithatë, ka njerëz që përqendrohen në këto çështje dhe fillojnë të besojnë se jeta është treguar e padrejtë me ta. Të tjerë preferojnë të bëjnë gjithçka të mundshme për të qenë të lumtur ose të paktën përpiqen.
Disa zakone që minojnë lumturinë:
– Njerëzit e lumtur e pranojnë ndryshimin, njerëzit e pakënaqur kanë frikë prej tij
– Njerëzit e lumtur flasin për ide, njerëzit e pakënaqur flasin për të tjerët
– Njerëzit e lumtur marrin përgjegjësi për gabimet e tyre, njerëzit e pakënaqur fajësojnë të tjerët
– Njerëzit e lumtur falin. Njerëzit e pakënaqur mbeten robër të pakënaqësisë
– Njerëzit e lumtur përqendrohen në gjërat pozitive. Njerëzit e pakënaqur shohin vetëm njolla edhe në diell
– Njerëzit e lumtur përfitojnë nga mundësitë. Njerëzit e pakënaqur shpikin justifikime për t’u ankuar në lidhje me “fatin e keq” të tyre
– Njerëzit e lumtur ndjekin ëndrrat e tyre. Njerëzit e pakënaqur mbeten të lidhur me mendimet e të tjerëve./Psikologjia/K.K