Biblioteka Kombëtare çeli sot ekspozitën “In Memoriam 1901-1975”, kushtuar intelektualit të mirënjohur shqiptar, Ernest Koliqit me rastin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të Koliqit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare thuhet se kjo ekspozitë risjell në vëmendje krijimtarinë artistike, publicistike dhe përkthimet më të mira të Koliqit, për të përkujtuar kështu një figurë që jo vetëm i dha letërsisë dhe kulturës shqipe, por arriti të shndërrohej në një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të zenitit të shkrimtarëve të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.
Ekspozita ka në fokus botimet e para të shkrimtarit, përkthime, ese, publicistikë, përzgjedhje poetike, si dhe shkrime nga revista periodike “Shêjzat”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në katin I të BKSH-së.
Koliqi lindi më 20 maj të vitit 1903, në Shkodër. Pas pushtimit nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit dhe më vonë kryetar i Këshillit Koorporativ Fashist.
Si shkrimtar shumë nga veprat e tij letrare u ndaluan gjatë kohës së komunizimit për shkak të pikëpamjeve të tij politike liberale.
Ai u bë krijues në prozë, dhe së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohen themeluesit e prozës moderne shqiptare.
Në librat e tij si Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (Pasqyrat e Narcis) (1936), Koliqi sjell një spiritualitet unik shqiptar në letërsi. Koliqi ndërroi jetë në Romë, më 15 janar të vitit 1975./kb