Mbretëria e Bashkuar nis hetim ndaj Google

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi se sa duhet në kërkimin në internet.

Google përbën 90% të kërkimeve në internet në Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me këtë Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve po shqyrton nëse po e përdor këtë pozicion dominues për të dëmtuar konkurrencën ose zgjedhjen për përdoruesit.

Ky është hetimi i parë për gjigandin e teknologjisë pas fitimit të kompetencave të reja për të hetuar dhe zbatuar ndryshime në firmat që ajo përcakton se kanë status strategjik në tregjet digjitale.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve ka thënë për mediat e huaja se Google po hetohet më së shumti nëse po jep rezultate të mira.
Kompania teknologjike shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet kontrolluese, por nga ana tjetër thotë se e gjithë kjo duhet të ketë një kufi./K.K

Të fundit

Doktori i ri i Partisë Demokratike

Nga Vitjon Nina Ndoshta në mënyrë embrionale, Partia Demokratike i ka ngjizur vetes një risk për të qenë ngushtësisht e...

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie?

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, nga...

Parashikimi i Motit, ja si do të variojnë temperaturat

Sot, më 4 qershor 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.Kushtet atmosferike...

Horoskopi ditor, 4 Qershor 2025

Dashi Do jeni ne kërkim te emocioneve te forta sot ju qe jeni ne një lidhje. Duke qene se komunikimi dhe bashkëpunimi ne çift do...

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një shtëpi bari e lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV