Turizmi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimi i turizmit vitet e fundit është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm dhe në rritje të vrullshme, në ekonominë e Shqipërisë. Antoneta Polo u shpreh se turizmi ka qenë një prej degëve kryesore që ka ndikuar në mirëqënien ekonomike.

Dega e turizmit ishte një nga faktorët kryesorë që çuan në rritje të ekonomisë të vendit tonë. Ishte sëbashku me sektorin e ndërtimit, investimet e huaja direkte si dhe dega e turizmit që çoi në rritjen ekonomike të vendit tonë”, tha Polo.

Polo ndër të tjera theksoj se turizmi do vijojë të rritet, por e rëndësishme është që në vazhdim t’i kushtohet më tepë kujdes reklamave ndaj turizmit që të forcohet edhe ekonomia shqiptare.

“T’i kushtojmë kujdes reklamave që bëhen për turizmin, pra siç thonë ekonomistët nëse duam të forcojmë lekut, çdo reklamë duhet të bëhet me lekë dhe jo me Euro në mënyrë që edhe turistët që vijnë në Shqipëri, të përdorin më shumë lekun se euron. Në këtë mënyrë do të kemi nja kufizim të rënies së vlerës së euros”, tha Polo.

Shqipëria çdo ditë e më shumë po ofron një turizëm intensiv kulturor, me burime të shumta nga trashëgimia arkeologjike dhe historike e vendit. Ndërkohë që qeveria po ndihmon sektorët e turizmit natyror dhe rural./   S,M

Të fundit

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Biblioteka Kombëtare çeli sot ekspozitën “In Memoriam 1901-1975”, kushtuar intelektualit të mirënjohur shqiptar, Ernest Koliqit me rastin e 50-vjetorit...

“Shqipëria është shtëpia ime e dytë”/ Ambasadori italian përfundon misionin 5-vjeçar

Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka përfunduar misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri. Në një intervistë që përkon me mbylljen e detyrës, Bucci u shpreh tepër...

Balluku për marrëveshjen Shqipëri-Itali-Emiratet: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë...

Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!

Nga Frrok Çupi Nga njëra bisedë në tjetrën e nga njëra medie në tjetrën, dëgjoj ‘Mot i keq…, mot i keq’. Këto ditë ishte vërtet dimër...

“Kurrkujt mos i raftë kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit. Një ngjarje e rëndë...

Lajme të tjera

Web TV