Netanyahu akuza Hamasin: Është tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Hamasin se ishte tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë dhe tha se kabineti i tij nuk do të mblidhet për të dhënë miratimin e nevojshëm derisa grupi militant të pranojë të gjithë elementët e marrëveshjes.

Përmes një deklarate, zyra e kryeministrit Netanyahu tha se Hamasi po përpiqej të “siguronte lëshime të minutës së fundit”.

Hamasi është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore.

Armëpushimi me disa faza, që u njoftua të mërkurën pas negociatave për muaj të tërë, do të hyjë në fuqi të dielën nëse marrëveshja miratohet plotësisht.

Ndërkohë sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 72 vetë që kur u njoftua marrëveshja, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Gazë. Palestinezët atje njoftuan për sulme të ashpra gjatë natës ndërsa banorët po festonin arritjen e marrëveshjes.

Agjencitë e OKB-së thanë se janë gati të dërgojnë ndihma humanitare në rajon. Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 1.9 milionë nga 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës janë zhvendosur dhe 92 për qind e banesave janë shkatërruar.

Presidenti izraelit Isaac Herzog ofroi mbështetjen e tij të fortë për armëpushimin pas shpalljes së marrëveshjes të mërkurën.

Por një nga kundërshtarët kryesorë të marrëveshjes në qeveri, ministri i Financave Bezalel Smotrich, e cilësoi atë “një marrëveshje të keqe dhe të rrezikshme për sigurinë kombëtare të shtetit të Izraelit”. /K,K

Të fundit

TikTok vendos mbylljen e aktivitetit në SHBA

TikTok preferon mbylljen, në vend që t’ua shesë aktivitetin në territorin e Shteteve të Bashkuara, kompanive amerikane. Rrjeti i...

Veliaj jep lajmin e mirë: Mbi 30 mijë pensionistë kanë marrë abonenë falas

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e radhës stë Këshillit Bashkiak, duke folur për skemën e re sociale për pajisjen me abone falas të...

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Dorian Tola është liruar nga detyra si zëvendësministër i Mbrojtjes. Tola ka marrë këtë detyrë në qershor të vitit 2024. Më herët Dorian Tola ka mbajtur...

Luizi dhe Kiara me pushime në Maldive, ‘kunja’ ndaj produksionit të ‘BBVA’ (VIDEO)

Kur ishte ende pjesë e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos iu premtua një udhëtim çift në Maldive nga produksioni, në...

Franca zhvilloi stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë

Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan stërvitje vjeshtën...

Lajme të tjera

Web TV