Neymar hedh poshtë transferimin në MLS, braziliazi kërkon kontratë të çmendur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar raportohet se po refuzon të transferohet në MLS(Liga Amerikane e Futbollit).

Braziliani 32-vjeçar është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij me Al-Hilal, që skadon në qershor 2025.

Të mërkurën, ESPN raportoi se lojtari ishte në “bisedime paraprake” me tri klube të MLS – përkatësisht Chicago Fire sipas burimeve të tyre.

Inter Miami, në pronësi të David Beckham, nuk mendohet të jetë në mesin e treshes së klubeve të ‘interesuara’ për nënshkrimin e ish-yllit të PSG me trajnerin e Herons dhe ish-bashkëlojtarin e Neymar, Javier Mascherano, duke shpjeguar së fundmi se si një marrëveshje e mundshme do të ishte “e pamundur”.

“Ne nuk mund të flasim për Ney sepse nuk kemi asgjë”, pranoi Mascherano në një ditë mediatike MLS në Miami. “Natyrisht, Ney është një lojtar i madh. Çdo trajner në botë e dëshiron atë, por për momentin, por ju i dini rregullat e MLS rreth kufirit të pagave. Kështu që për ne në këtë moment, është e pamundur të përpiqemi të mendojmë për të”.

Pra, për fat të keq nuk ka gjasa ta shohim brazilianin të ribashkohet me Messin, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba në Miami.

Por Messi mund të jetë pjesë e arsyes pse Neymar po ‘refuzon’ të transferohet në SHBA.

Gazeta franceze L’Equipe shpjegon se si përfaqësuesit e Chicago Fire kanë qenë në Evropë gjatë javës së kaluar dhe ata janë ‘të gatshëm’ t’i ofrojnë sulmuesit një kontratë të ngjashme me atë të Messit, i cili fiton 230,763 dollarë, sipas Capology.

Megjithatë, babai i Neymar thuhet se dëshiron që djali i tij të fitojë më shumë se Messi nëse ai do të transferohej në MLS.

Lexo edhe :  Kombëtarja shqiptare e vajzave nis vitin me grumbullim 10-ditor në Mal të Zi

Sipas beIN sports, Neymar aktualisht fiton 100 milionë euro në vit nga futbolli dhe dukshëm më shumë përmes partneriteteve të ndryshme me marka të tilla si Puma./ D.C

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV