Porosisin 14 mijë KILOGRAMË në ditë, qytëtarët e këtij VENDI të “çmendur” pas PICËS!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka 40,000 piceri, 10% e të cilave janë në rajonin e Campania-s, kryeqyteti i të cilit është Napoli, dhe 15,000 restorante të tjera të ushqimit të shpejtë që përgatisin pica të gatshme. Sipas vlerësimeve, xhiroja në piceri kalon 15 miliardë euro në vit.

Kjo u njoftua nga Ansa në prag të festimit të 17 janarit si Dita Botërore e Picave, dhe deklaroi se ato piceri punësojnë rreth 100,000 punëtorë me kohë të plotë dhe 100,000 punëtorë të tjerë me kohë të pjesshme që punojnë gjatë fundjavës.

Në Itali ka edhe një rritje të dërgesave në shtëpi të picave, e cila sipas të dhënave të dërgesës së ushqimit nga aplikacioni “Just Eat”, ka arritur në afërsisht 5.12 milionë kilogramë pica të porositura në vit, me një mesatare ditore prej mbi 14,000 kilogramë pica. Sipas të dhënave nga i njëjti burim, picat më të porositura në Itali janë “Margherita” dhe “Capricciosa”.

Pas tre vitesh fushatë intensive mbarëbotërore, më e madhja e ndërmarrë ndonjëherë për shpalljen e trashëgimisë botërore jomateriale, arti i mënyrës napolitane të përgatitjes së picës u përfshi në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale nga komiteti i UNESCO-s më 7 dhjetor 2017.

Pica ka një formë të rrumbullakët, e cila ka arsye të forta praktike që lidhen ngushtësisht me mënyrën se si përgatitet dhe piqet ajo. Brumi i picës fillon si topa të rregullt, duke lehtësuar procesin e hapjes.

Forma rrethore ndihmon në shtrirjen e barabartë të brumit dhe është ideale për pjekje të njëtrajtshme, duke mundësuar shpërndarje të barabartë të nxehtësisë. Kjo siguron që pica piqet më shpejt dhe më mirë, ndërkohë që gjithashtu e bën më të thjeshtë dhe efikase prerjen e saj në feta të barabarta. Ky faktor ka edhe një ndikim pozitiv në shitje, pasi pica është më e lehtë për t’u shërbyer dhe transportuar.

Lexo edhe :  A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Pica është një nga ushqimet më të njohura dhe të konsumuar në botë, me një histori që daton nga lashtësia. Nga origjina e saj në Itali deri në popullaritetin global, pica ka arritur të bëhet një nga ushqimet që bashkon kultura dhe njerëz të çdo moshe dhe kombësie.

Por, përveç shijes së mrekullueshme, pica ofron edhe disa benefite të papritura për shëndetin, nëse konsumohet në mënyrën e duhur. Pica, kur përgatitet me përbërës të freskët dhe të balancuar, mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme./     S,M

Të fundit

Moti i paqëndrueshëm/ Vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet dëborë

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku zonat e...

Banka Botërore sugjeron 6 instrumente për pensione të sigurta

Të ardhurat e mjaftueshme në moshën e pensionit janë shndërruar në një shqetësim i zakonshëm për të rriturit në nivel global. Në një dokument...

Si e shpjegon një mendimtar gjerman moralin MAGA

“Kur adhuroni fuqinë, dhembshuria dhe mëshira do të duken si mëkate.”   Nga David French   Benjamin Cremer, një pastor dhe shkrimtar Wesleyan, i cili është me qendër...

KQZ përcakton komisionerët, partitë ndahen paqësisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar ndarjen e komisionerëve që do të administrojnë procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një mbledhje...

Berisha protestë me emergjencë, demokratët më 8 shkurt në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka shpallur protestën e radhës kombëtare, duke ftuar qytetarët nga çdo cep i Shqipërisë që të bashkohen...

Lajme të tjera

Web TV