Si ndikojnë zgjedhjet në ekonominë shqiptare?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret të jetë më e mirë, për shkak të sasisë më të madhe të parave që hidhen në qarkullim.

Çfarë pritet të ndodhë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare?

Qeveria shton investimet publike, veçanërisht në zonat me nivel të lartë popullsie, në përpjekje për të nxitur qytetarët që ta votojnë. Rrjedhimisht, por jo vetëm nga ky faktor, ka më shumë para në treg. Ky shtim i sasisë së parasë në qarkullim vjen edhe nga takimet dhe mitingjet elektorale që zhvillohen. Si pasojë, rritet puna për bizneset dhe veçanërisht, për ato të shërbimeve.

Një tjetër dukuri që ndodh dhe që ka qenë e dukshme është tani janë politikat sociale, më dashamirëse me pjesën më të madhe të qytetarëve. Në këto zgjedhje, dy janë kategoritë e etiketuara: pensionistët dhe emigrantët ose thënë ndryshe, diaspora që me shumë gjasë, pritet të përcaktojnë edhe fatin e këtyre zgjedhjeve.

SHIFRAT

Që në fund të vitit të kaluar, qeveria nisi zbatimin e politikave sociale që do ti paraprinin vitit elektoral: me bonusin e fundvitit për pensionistët; bonusin pranverës po për këtë kategori; bonusin e fundvitit për shtresat e varfra dhe rritjen e pagave për administratën publike.

Kategoria e dytë e etiketuar në këto zgjedhje është diaspora, e cila ka një ndikim jo të vogël në ekonomi.

SHIFRAT

Ky ndikim shfaqet me nivelin e remitancave, thënë ndryshe dërgesave të emigrantëve; kapitalit për investime; ekspertizës që emigrantët mund të sjellin në atdhe dhe rrjetit të tyre të bashkëpunëtorëve.

Por sa është sasia e parave që emigrantët sjellin në Shqipëri, për të kuptuar edhe rëndësinë e tyre?

Lexo edhe :  4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln € para marsit

SHIFRAT

Në vitin 2023, u shënua rekordi i 929 milionë eurove, ndërsa deri në shtator të vitit të kaluar, që është edhe e dhëna e fundit zyrtare, niveli i remitancave i kapërceu 772 milionë euro, çka dëshmon që me shumë gjasë, për vitin 2024 do të kemi një nivel të ri historik./ S,M

Të fundit

Moderatorja shqiptare e shqetësuar: Në Shqipëri nuk ka më meshkuj, po bëhen gay

“Po vështirësohen martesat në Shqipëri?”. Kjo është tema e cila u diskutua mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion...

Karnavalet në Venecia fillojnë më 14 shkurt, dedikim për Giacomo Casanova

Karnavalet në Venecia do të zhvillohen nga 14 shkurt deri më 4 mars dhe këtë vit i kushtohet Giacomo Casanova. Casanova, i lindur 300 vjet...

Tarifa më të larta për shoferët nën 21-vjeç/ Sa do të paguajnë drejtuesit e mjeteve?

Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për...

“Një zë i fortë i Europës në botë”/ Von Der Leyen vlerësohet me çmimin “Karli i Madh”

Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian kërcënohet nga jashtë prej luftës agresore të Rusisë dhe nga brenda prej racistëve dhe demagogëve,...

A mund ta nxitosh dashurinë?

Dashuria dhe koha kanë një marrëdhënie të çuditshme: çdo moment me të dashurin është i çmuar, por ndërsa kalojnë vitet, intensiteti romantik tenton të...

Lajme të tjera

Web TV