Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën.
Kryeministri serb. Milos Vucevic ka qenë në fabrikën e krijuar në qytetin e Indjija, gjatë të cilës ka shprehur besimin se në këtë zonë, Toyo, do të hapë edhe një qendër kërkimi për sektorin.
“Qeveria e Serbisë dhe të gjitha institucionet do të ofrojnë mbështetje të plotë për kompaninë në zbatimin e planeve pasi kjo do të thotë më shumë para në buxhet dhe rritje të PBB-së.
Ata janë një eksportues i madh në tregjet amerikane dhe europiane dhe kanë interes për bisedimet tona me administratën e re në Uashington mbi doganat”, tha ai.
Kompania punëson në fabrikën serbe 700 punëtorë. Serbia përfaqëson një pikë të rëndësishme për lidhjen me Europën të disa kompanive të rëndësishme, duke dëshmuar se në planin e pozicionin ajo ka ditur të shfrytëzojë mirë dispozitivin e vet./K.K