Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë aplikacionin e mediave sociale, TikTok.

Ligji u miratua nga të dyja palët e ndarjes politike amerikane në prill të vitit të kaluar.

Ndalimi i platformës do të hyjë në fuqi ditën e diel, e cila përkon me ditën e fundit të detyrës së presidentit Joe Biden, para se Donald Trump të marrë në dorë mandatin e dytë të hënë, 20 janar.

SHBA do të bëhet vendi i parë që do ta ndalojë plotësisht platformën, por disa vende ndërmorën hapa të shpejtë për ta ndaluar atë në pajisjet qeveritare në vitin 2023, nga frika se informacionet delikate mund të ekspozohen kur të shkarkohet aplikacioni.

Disa nga vendet që kanë ndaluar pjesërisht përdorimin e TikTok janë Australia, Britania e Madhe, Estonia, institucionet e Bashkimit Evropian, Franca, Norvegjia, Belgjika, Danimarka, Kanadaja, Zelanda e Re, India, Tajvani, Pakistani dhe Afganistani.

Sakaq pritet të merret vendimi edhe në vendin tonë./K.K

Të fundit

Plani i ri Strategjik i Kuvendit 2025-2030/Spiropali takim me ambasadorë të vendeve të BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim për konsultimin e draftit të Planit të ri Strategjik të Kuvendit...

Duel për vendin e parë, Barcelona dhe Liverpool në garë për 9.9 milionë euro

Barcelona dhe Liverpool vërtet i kanë mbyllur llogaritë për sa i përket kualifikimit mes tetë të parave që garanton një vend direkt në 1/8...

Përmbyten disa zona në Durrës/ Eskavatori ndërhyn për pastrimin e kanaleve

Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat...

SHBA, masa ndaj Inteligjencës Artificiale të Kinës, ndalon marinsat të përdorin DeepSeek

Marina amerikane i ka ndaluar pjesëtarët e saj të përdorin modelin e inteligjencës artificiale nga kompania kineze DeepSeek, raportoi të martën CNBC. Në një email...

A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D...

Lajme të tjera

Web TV