Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një Copëz Arti” erdhi këtë të premte nga Tetova, në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj, hapi dyert e institucionitpër artistët e vegjël të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë.

Ata shpalosën talentin përmes krijimtarive të frymëzuara nga tradita. 63 punimet e ekspozuara në Institucionin e Presidencës përcollën një larmi rrymash artistike avangardë në tekstil, mobilim dhe interior me elementin e përbashkët: shqiptarinë.

Presidenti Begaj, në urimin e mirëseardhjes së tyre, i cilësoi si misionarë në vijimësinë e ruajtjes së shpirtit të kombit, promovues të vlerave kulturore dhe edukative.

“Shkolla juaj profesionale ka një traditë disavjeçare në dizajnin e veshjeve të ndryshme, arte të aplikuara të interiorit, mobilieve dhe prodhimeve artizanale e ushqimore, dhe ky është një model që meriton promovim mbarëshqiptar, mbarëkombëtar. Sot kam ftuar, gjithashtu, nxënës të të njëjtit drejtim si ju nga Liceu Artistik i Tiranës, në mënyrë që të dyja shkollat të ndërtojnë ura bashkëpunimi, që kanë si bazë zhvillimin e talenteve rinore në art dhe tekstil”, tha ai.

Kreu i Shtetit këshilloi artistët e vegjël të vijojnë me ruajtjen dhe promovimin e traditës: “Unë ju inkurajoj ju, të dashur nxënës, që fantazia juaj artistike të mos braktisë asnjëherë elementët kombëtarë dhe shpirtin artistik të shqiptarëve të derdhur ndër shekuj në veshjet tona tradicionale. Ato janë veshje të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, të trashëguar e pasuruar brez pas brezi”.

Duke iu referuar Xhubletës dhe Kërcimit të Tropojës të mbrojtur nga UNESCO, PresidentiBegaj, u shpreh se “Duhet të vazhdojmë të punojmë fort që edhe veshjet tona mijëravjeçare të trevave të tjera të shqiptarisë të shndërrohen në pasuri të të gjithë njerëzimit”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi nismën e Presidentit të Republikës në shërbim të Shqiptarisë.

Lexo edhe :  Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore 2025

 “Me këtë veprim, Presidenti edhe në vepër tregon përkushtimin e Tij ndaj Kushtetutës së Shqipërisë për të qenë President i të gjithë shqiptarëve dhe jashtë trojeve të tjera etnike”, deklaroi ai.

Nxënësit dhe mësuesit nga Tetova shkëmbyen ide me artistët dhe profesorët e Liceut Artistik të Tiranës për krijimin e mundësisë së institucionalizimit të bashkimit të të rinjve në trevat shqiptare./e.t

Të fundit

Aktorja e famshme shkak i ndarjes së ish-presidentit Barack Obama me bashkëshorten?

Së fundmi, është raportuar gjerësisht se ish-Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama, ka vendosur të mos marrë pjesë...

Masakra e “Poklekut” në një libër, promovohet “Shtëpia me gjak në mure”

KUKES Shtëpia me gjak në mure’ është libri i sapobotuar i autorit e njëherazi ish-ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Hysenaj. Bëhet fjalë për masakrën...

Thellohet bilanci i viktimave në Gaza që nga shpallja e armëpushimit,116 të vdekur

Numri personave që kanë humbur jetën në Gaza që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit është rritur në 116, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile...

Kryeministri i Katarit: Shansi i fundit për Gazën, dështimi nuk është një opsion

Marrëveshja e armëpushimit është “shansi i fundit për Gazën“, ka thënë kryeministri i Katarit, duke shtuar se “dështimi nuk është një opsion”. Në një intervistë...

Kina drejt plakjes?/ Tkurret popullsia e saj për të tretin vit rradhazi

Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024, me numrin e vdekjeve që kaloi një rritje të vogël të lindjeve. Buroja...

Lajme të tjera

Web TV