Gjermania ‘sfidon’ Musk, pezullon aktivitetet në platformën X

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë ka bërë të ditur se po pezullon aktivitetet në platformën X të Elon Muskit mes akuzave se platforma e mediave sociale po përhap dezinformata përpara zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit

Ministria gjermane tha se “nuk do të postojë më në mënyrë proaktive në llogarinë e saj në X për të ardhmen e parashikueshme”, duke argumentuar se “shkëmbimi i argumenteve të bazuara në fakte po bëhet gjithnjë e më i vështirë”.

Më tej, ministria tha se do të përdorë në të ardhmen një kanal në WhatsApp si alternativë për të dhënë informacione rreth emërimeve dhe vendimeve përkatëse nga ministri, si dhe lajme nga ministria.

Javën e kaluar, më shumë se 55 universitete dhe institute kërkimore në Gjermani njoftuan se nuk do të postojnë më përmbajtje në X, duke argumentuar se një “shkëmbim i bazuar në fakte, ligjërim të hapur dhe transparencë” më nuk ishte i mundur.

Qeveria gjermane ka akuzuar Muskin për ndërhyrje në votimin e ardhshëm pasi ai, personi më i pasur në botë dhe aleat i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, shprehu mbështetje të hapur për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Javën e kaluar, ai gjithashtu zhvilloi një bisedë në X me kandidaten për kancelar të AfD-së, Alice Weidel.

Në një konferencë për media në Berlin, zv.zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, theksoi se derisa miliarderi amerikan është i lirë të shprehë mendimin e tij, “në fakt, Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale përmes deklaratave të tij”./kb

Të fundit

“Diaspora, potencial votash”/ PS, një makineri që ka ndezur motorët prej kohësh

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se diaspora ka potencial votash dhe sipas sondazheve, mazhoranca ka rezultate të...

Feride Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025. Nominimin e...

17 Janari, katolikët dhe ortodoksët festojnë Shën Antonin,shenjtin e mbrojtës së kafshëve

Për besimtarët e krishterë katolikë dhe ortodoksët, 17 janari është dita e Shën Antonit Abat, shenjt patron dhe mbrojtës i kafshëve. Në katedralen e...

Video prekëse, qeni e çon të voglin e saj që po ngordhte tek veterineri

Kamerat e sigurisë në një lagje të Stambollit kanë kapur një ndodhi tepër të rrallë, teksa një qen endacak shihet teksa çon qenushin e...

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës

Në datën 17.01.2025, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 520, datë 30.12.2023 dhe...

Lajme të tjera

Web TV