Pas 11 Majit, PD ndryshon emrin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Primaret nuk i bëri. Strukturat dhe komisarët politikë, i nis vetëm kryetari. Listen e bën vetëm ai. Në emisionet televizive nuk shkohet pa lejen e tij. Nuk del asnjë deputet të bëjë  deklarata mediatike, pa marrë “OK” nga ai. Baza e partisë është manipuluar, pasi janë larguar zërat kritikë. Vendin e kryetarit nuk e lëshon, ndaj po mendon skenarin e duhur pas 11 Majit.

Flitet se “po mendon ti ndryshojë emrin partisë”- thuhet në korridoret e selisë blu. Dhe atëhere, për ç’fushatë dhe ç’fitore flet Berisha, kur ka një “mal” me halle, probleme, dhe ngarkesa të tjera aspak positive, për të zgjidhur brënda asaj partie. Ndoshta ka ardhur koha që, edhe PD, siç veproi Meta me LSI-në, të ndryshojë emrin, dhe të duket si e re. dhe kjo sipas “zërave brënda selisë blu”, do ti ndryshojë asaj partie gjithçka. A thua se e keqja qëndron tek emri i partisë ?

A thua se me ndryshimin e emrit, edhe Berisha do të duket si “kryetar i ri” ? Natyrisht që edhe Meta është bërë pishman paksa, që nxitoi dhe ndryshoi emrin e partisë, pasi edhe sot atë forcë politike e quajnë “LSI”. Nuk harrojnë kollaj shqiptarët emrat e vjetër, aq më tepër kryetarët e vjetër. E si mund të harrojnë shqiptarët bëmat e Partisë Demokratike, bëmat e kryetarit Berisha, apo dhe atyre, që sot i mban me vete në seli, sheshe, dhe aksione opozitare.

Duke menduar dhe zgjedhur ndryshimin e emrit, ndoshta Berisha ka besimin se “me emrin e ri, do të afrohen më shumë mbështetës dhe votues, pasi me emrin  aktual, atë parti e lidhin ngjarje aspak të këndshme.” Një tjetër ndikim në vendimin e pritshëm pas 11 Majit, mbetet edhe humbja e sigurtë që e pret jo vetëm PD, por edhe ndonjë parti aleate që do ti bashkohet asaj. Humbja e kësaj here, vendos me “shpatulla për muri” Berishën, dhe nuk e lë të mbetet kryetar partie. Në disa raste, ai vetë e ka deklaruar se, “po humba, largohem”. Por zakonisht deklarata të tilla, personalisht nuk i marr seriozisht, aq më tepër nga zoti Berisha, që e ka lidhur jetën e tij me PD.

Lexo edhe :  Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës

Situata aktuale, ngjarjet e fundit, acarimi i Berishës me të vetët në Parlament dhe jashtë tij, si dhe humbja e parandjerë nga ai, natyrisht i japin të drejtën të bëjë një zgjidhje të besueshme tek baza e partisë. Dhe një ndër ato, mbetet ndryshimi i emrit të partisë. “Emër i ri, kismet i ri” – thotë populli./   S,M

Të fundit

Berisha si Trump: Vetëm dy gjini, dënohet kush flet për Prindin 1 dhe Prindin 2

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD deklaroi se "ne kemi përgatitur një...

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin...

Na duhet një “Bedri Spahi”

Nga ARTUR  AJAZI Ish-gjeneral pas luftës, dhe Prokurori i Përgjithshëm i atyre viteve, Bedri Spahiu mbahet mënd si njeriu i “hekurt” që hetoi dhe dënoi...

Euro nis revanshin ndaj lekut/ Rifiton pikë, i afrohet nivelit të 100 lekëve

Monedha europiane ka bërë një kthesë të fortë këtë javë duke u afruar pranë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së...

VIDEO-LAJM/ Shiu kthen në “lumenj” rrugët e Durrësit

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në vendin tonë, Durrësi është përmbytur. Edhe pse rrugët janë mbuluar nga shiu, duket se...

Lajme të tjera

Web TV