Vriten dy gjyqtarë në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gjyqtarë të lartë të Gjykatës së Lartë iraniane u qëlluan për vdekje në Teheran të shtunën, raporton Reuters. I plagosur mbeti truproja e njërit prej gjyqtarëve ndërsa autori vrau më pas veten.

Gjyqësia i identifikoi gjyqtarët që u vranë si klerikë myslimanë shiitë të rangut të mesëm, Mohammad Moghiseh dhe Ali Razini. Nuk dihet ende motivi, por zëdhënësi i gjyqësorit Asghar Jahangir tha se dy gjyqtarët ishin përfshirë në “raste të sigurisë kombëtare, duke përfshirë spiunazhin dhe terrorizmin”.

“Në vitin e kaluar, gjyqësori ka ndërmarrë përpjekje të gjera për të identifikuar spiunët dhe grupet terroriste, një veprim që ka ndezur zemërim dhe pakënaqësi midis armiqve”, tha ai.

Njëri prej tyre, Razini, i kishte mbijetuar një atentati në janar 1998, pasi një bombë magnetike e ngjitur në automjetin e tij shpërtheu. Në atë kohë, ai shërbente si kreu i gjyqësorit të Teheranit./K.K

Të fundit

“Bisha” Tesla me targa shqiptare bllokohet nga policia në Angli

Një Tesla Cybertruck, e cila nuk lejohet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shqetësimeve të sigurisë, është sekuestruar nga...

Pse fëmijët dhe adoleshentët nuk duhet të përfshihen në çështje politike?

Përfshirja e fëmijëve dhe adoleshentëve në çështje politike është një fenomen që po haset gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në shoqëri ku polarizimi dhe...

Sulm me thikë në Tel Aviv/ Plagoset një person, policia: Akt terrorist

Një person u plagos rëndë në një sulm me thikë në qendër të Tel Avivit, ka njoftuar policia izraelite. Më pas, një kalimtar qëlloi sulmuesin...

Hudhra bën mirë për zemrën

Dihet se hudhra është një kurë natyrale për zemrën dhe tensionin e gjakut. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Alabamës në SHBA,...

Donald Trump thotë se do i japë “TikTok”-ut edhe 90 ditë kohë sapo të marrë detyrën

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump i tha moderatores "Meet the Press" të NBC News, Kristen Welker në një intervistë telefonike të shtunën se...

Lajme të tjera

Web TV