Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë.

Kjo është raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në një konferencë për shtyp në internet, Rik Peeperkorn, përfaqësues i organit të OKB-së në territoret e pushtuara palestineze, sqaroi se për momentin “analizat janë duke u zhvilluar nga Banka Botërore, BE, Kombet e Bashkuara dhe qeveritë, për të kryer këtë vlerësim për çdo sektor”.

Për sa i përket shëndetësisë, ai tha se “rreth 3 miliardë do të nevojiten në një vit e gjysmë dhe në gjashtë apo shtatë vitet e ardhshme, vetëm për shëndetësinë”, duke arritur në “rreth 10 miliardë”, si pasojë e dëmeve dhe shkatërrimit në këto 471 ditë lufte masive.

“Të gjitha spitalet janë të dëmtuara apo pjesërisht të shkatërruara”, shtoi ai, duke sqaruar se “e njëjta gjë vlen edhe për klinikat e kujdesit shëndetësor parësor”. “Nuk kam parë kurrë në jetën time diçka të tillë dhe nuk e kam parë kurrë nga askush tjetër”, tha përfaqësuesi i OBSH-së.

Kreu i Organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri jehonë kësaj duke deklaruar se rindërtimi i sistemit shëndetësor të Gazës “do të jetë një ndërmarrje kolosale” pasi “më pak se gjysma e spitaleve të Gazës janë duke funksionuar”.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit, përfundoi ai, “shënon fundin e kapitullit më të errët në historinë e marrëdhënieve midis izraelitëve dhe palestinezëve”./e.t

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV