Rama nga Korça: Do të hapim qendrën e parë turistike të skive në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një videoje në rrjetet sociale se ka ardhur koha për qendrën e parë turistike të skive në Shqipëri. Ajo do të realizohet në Korçë, që sipas Kryeministrit, do ta fusë zonën në hartën europiane të turizmit të skive. Sipas tij, qendra do të zhvillojë edhe më shumë ekonominë.

“Tani i ka ardhur radha qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri me shumë kuaj fuqi në ekonominë e të gjithë këtij qarku ku lidhjet e rilindura rrugore me Kolonjën e Përmetin kanë sjellë një vlerë të shtuar në paketën e bukur turistike të kësaj zone. Mirë e më mirë dhe më e mira është e gjitha përpara për Korçën e të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Për Korçën nuk kursen fjalët e bukura që sipas tij, në një dekadë ka ndryshuar tërësisht sa i përket turizmit.

“Korça bre Korça, këtë dimër si asnjë dimër 160 e kusur bujtina njëra më e bukur se tjetra, plot e përplot çdo fundjavë, rreth gjysmë milionë vizitorë e turistë që kalojnë të paktën një natë në Parisin e vogël gjatë vitit. Një dekadë më parë mezi i kalonin 50 mijë ne vit dhe nuk kishte këmbë të huaji. Ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta dhe mezi mbanin veten”, tha Rama./kb

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV