“Vrasja e Liridonës u krye me urgjencë”, Karmuço: Çfarë di kushuriri i Naim Murselit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha këtë të shtunë në “Review” në Euronews Albania se në aktakuzën e prokurorisë për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj nuk sqarohet se përse Naim Murseli kërkonte që ekzekutimi i saj të kryhej me urgjencë.

Ai tha se edhe më herët Murseli kishte tentuar të inskenonte një aksident. Gjithashtu Karamuço shtoi se ende mungon motivi i vërtet i vrasjes.

“Nga çrregullime familjare, ka ardhur në çështje financiare dhe detyrime të ngutshme të tij për shkak të borxheve dhe kredive të cilat kanë sjellë paralelisht me konfliktet që ka pasur me të ndjerën deri në momentin që ky të mendojë për të ekzekutuar atë që të përfitonte nga paratë.

Por këtu kemi një armiqësi dhe përplasje të madhe brenda familjes gjatë gjithë bashkëjetesës së tyre. Ka pasur kërkesa për divorc e ribashkime, por këto kanë sjellë më pas një pasojë kriminale, një mendim unik kriminal që “unë duhet ta vras”.

Kjo nuk ka nisur te ky bashkëpunim, por ka pasur e më herët sigurime kushtesh e rrethanash për të inskenuar aksidente. Nuk është e ngutshme dhe hera e parë. Herën e parë ka pasur një aksident. Nuk e kanë realizuar do të për shkaqe që prokuroria nuk i bën me dije. Kjo do zbardhet gjatë hetimit gjyqësor. Prokuroria nuk na sqaron se përse e kërkonte me urgjencë vrasjen. Këtu ka një kod të heshtjes edhe nga kushëriri i vetë, sepse ai e di motivin e vërtet”,-tha Karamuço./kb

Të fundit

Marrëveshja Rama-Meloni/ Apeli i Romës vendos që emigrantët Gjadër të kthehen në Itali

Për herë të tretë, Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur të mos konfirmojë ndalimin e disa prej 43...

“Ka kryer krime kundër popullit sirian”/ Arrestohet kushëriri i Bashar al-Assad

Gjeneral brigade Atef Najib, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Politike në Deraa, u arrestua në Latakia. Ai është zyrtari më i lartë i regjimit...

Trump nuk heq dorë: Tarifat për Kanadanë dhe Meksikës do të fillojnë nga 1 marsi, por…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës që do të fillojnë më 1 mars. Sipas mediave të...

Norvegjia ndalon anijen ruse,dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Trump dëbon mbi 1800 shqiptarë/ Të paligjshëm në SHBA, preken nga urdhri

Urdhri i Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të palgjishëm nga Shtetet e Bashkuara prek edhe 1 mijë e 875 shqiptarë.   Sipas një dokumenti të...

Lajme të tjera

Web TV