Inflacioni bazë u rrit në dhjetor, arriti nivelin më të lartë në shtatë muajt e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë për dhjetorin arriti në 2.5%, nga 2.34% që kishte për nëntorin.

Niveli i dhjetorit ishte njëkohësisht më i larti që prej muajit mars 2024. Me bazë vjetore, megjithatë, inflacioni bazë rezultoi sidoqoftë në rënie. Në fund të vitit 2023, ky tregues kishte qenë në nivelin 3.2%.

Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Në veçanti, inflacioni bazë lidhet me presionet e brendshme inflacioniste, që në vitet e fundit janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.

Përkundrejt rritjes së inflacioni bazë, inflacioni bazë neto për dhjetorin pësoi një rënie të lehtë në 2.21%, nga 2.22% që kishte qenë për nëntorin. Edhe inflacioni bazë neto është në rënie vjetore krahasuar me nivelin 3.38% të një viti më parë.

Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin dhjetor ishte në nivele të përafërta, me 2.2%.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se sinjalet e kthimit të rritjes së inflacionit bazë në dhjetor ngelen kryesisht të lidhura me produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Lexo edhe :  Monedhat e huaja në rënie, ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi e mbylli vitin 2024 në nivelin 2.1%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4% i fundit të vitit 2023.

Vitin e kaluar, inflacioni pësoi një rënie më të madhe se pritshmëritë. Kjo solli edhe ndryshimin e kursit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, që iu kthye uljes së normës bazë të interesit. Norma bazë u ul dy herë gjatë vitit 2024, në nivelin 2.75%.

Pas mbledhjes së dhjetorit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u shpreh se kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë viti 2025.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, rënia e inflacionit gjatë vitit të kaluar janë diktuar nga ecuria e ngjashme e këtij treguesi në partnerët tanë tregtarë, nga çmimet e ulëta të artikujve bazë në tregjet botërore, si dhe nga forcimi i mëtejshëm i kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër, nivelet më të qëndrueshme të inflacionit të gjeneruar brenda ekonomisë së brendshme kanë pasqyruar kërkesën e lartë për mallra e shërbime dhe rritjen e shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit./k.k

Të fundit

Të heqësh dorë nga kafeja, zbuloni çfarë i ndodh trupit

Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit. Kur vjen...

Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë/ Sulmohet trashëgimia botërore e UNESCO-s

Forcat ruse lëshuan raketa në qendër të qytetit port të Ukrainës jugore, Odesa, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke dëmtuar rëndë ndërtesat...

Hyn në fuqi vendimi për uljen e energjisë!8.5 lekë për kW për çdo familjar që konsumon…

Familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lekë më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi, që u miratua në fillim...

Avioni mjekësor u rrëzua mbi banesa, asnjë i mbijetuar! Mes viktimave dhe pacientja

Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia. Raportohet se avioni po...

I morën me dhunë 1 mijë euro 35 vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Një 22 vjeçar është arrestuar ndërsa një 23 vjeçar është shpallur në kërkim për grabitje. Sipas policisë, dy të rinjtë i kanë marrë me dhunë...

Lajme të tjera

Web TV