Kërkesa në rritje për kredi, ja faktorët që ndikuan në lehtësimin e kushteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, shkalla e miratimit të kërkesave për kredi u rrit, si për bizneset, ashtu edhe për individët.

Faktorët që ndikuan në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi të bizneseve ishin politikat e bankave lidhur me kolateralin, pasqyrat financiare të bizneseve, perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e bankave mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë bizneset, si edhe elementet e lidhura me historikun e kreditit të bizneseve. Faktorët e tjerë patën ndryshime minimale.

Në vrojtim, kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja disbursuar bizneseve u raportuan të pandryshuar në tremujorin e fundit të vitit. Në kahun lehtësues të kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset vepruan marzhet më të ulëta mbi kreditë normale. Nga ana tjetër, bankat raportuan marzhe më të larta mbi kreditë me rrezik, si edhe shtuan numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e kredisë të nënshkruara me bizneset. Elementet e tjera joçmim nuk ndryshuan nga një tremujor më parë.

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e fundit të vitit 2024. Kërkesë e lartë për kredi u raportua si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve të kapitalit qarkullues dhe të investimeve. Po ashtu, në gjykimin e bankave, situata makroekonomike në vend e perspektiva për të, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe treguesi i besimit të biznesit mbështetën zgjerimin e kërkesës për kredi.

Nga ana tjetër, përdorimi i burimeve të brendshme të financimit dhe kreditë nga bankat e tjera ndikuan në kahun rënës të kërkesës për kredi të bizneseve në tremujorin e fundit të vitit. Edhe shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rritje në tremujorin e katërt të vitit

Lexo edhe :  Euro fiton terren në kursin e këmbimit, arrin nivelin një vlerë të lartë

2024. Raporti më i ulët i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit prej treguesve të lidhur me historikun e kreditit dhe të ardhurat e disponueshme nga ana e individëve. Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan disi në tremujorin e fundit të vitit 2024, në sajë të lehtësimit të standardeve në kreditë konsumatore. Standardet e kreditimit në kreditë për blerjen e banesave u raportuan të pandryshuara. Shtimi i trysnisë nga konkurrenca në sistemin bankar ndikoi në kahun lehtësues të standardeve të

kreditimit për individët. Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e lartë në tremujorin e katërt, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit. Kërkesa më e lartë për financimin e konsumit dhe ajo për financimin në blerjen e banesave ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit solli kërkesë më të lartë për kredi në tremujorin e katërt./ Monitor/    S,M

Të fundit

Trafik droge me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë/ Goditet grupi kriminal

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni 3”. Goditet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Tajlanda drejt Shqipërisë,...

273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Uji është tërhequr, por pasojat e përmbytjeve mbeten në Durrës. Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të...

Goditen dy raste paligjshmërie në Kukës! Sekuestrohen mallra kontrabandë,lëndë narkotike

Policia në Kukës lajmëron se ka arrestuar një shtetas, për kontrabandë. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, Policia ndaloi automjetin tip “Renault” me drejtues...

Sot Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta pritet të flasë nga burgu

Në Tiranë ditën e sotme (1 shkurt) do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Takimi do të zhvillohet në orën 11: 00, në...

Durrës Yachts & Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar

Eagle Hills njofton një arritje të rëndësishme në zhvillimin e Durrës Yachts & Marina: leja zyrtare për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort...

Lajme të tjera

Web TV