Ndryshimet ligjore/ Pritet që pensionet të shtyhen 4 muaj në vit për gratë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së fundmi ka regjistruar në gjykatë edhe një organizatë për pensionistët, të quajtur “Thinjat”.

Hoxha foli në lidhje me ndryshimet ligjore që janë paralajmëruar të bëhen në fushën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ndërsa sqaroi se qëllimi i tyre është mbushja e hendekut mes skemës së sigurimeve shoqërore dhe shpenzimeve për pagimin e pensioneve.

Eksperti vuri theksin tek fakti që për gratë synohet që çdo vit të shtyhet pensionin me katër muaj, jo me dy muaj sa ç’është aktualisht, gjë që prek interesin e qytetarëve.

“Ndryshimet për Sigurimet Shoqërore, do të bëhen me mendimin që të përmirësohet në funksion të mbylljes së gropës mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Duhet pasur parasysh që ndryshimet e ligjit janë vetëm për këtë apo ka edhe interesa të tjera të qytetarëve. Për mendimin tim ka një përkeqësim të interesave të qytetarëve.

 

 

Bëhet fjalë për ndryshime në vjetërsinë e punës, shtimi i moshës, për gratë ishte parashikuar të shtoheshin 2 muaj në vit, tani do të shtohet me katër muaj. Duke mos paguar ka diferencë më të vogël mes të ardhurave dhe shpenzimeve”, tha ai./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV