Planet e Trump për të deportuar emigrantët ilegalë, Papa Francesku: Turp nëse realizohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku ka thënë se planet e Donald Trump për të deportuar emigrantët ilegalë nga SHBA do të ishin një “turp” nëse do të realizoheshin.

Duke folur për një program televiziv italian nga rezidenca e tij në Vatikan, Papa tha se nëse këto plane do të realizoheshin, Trump do të bënte që “të mjerët që nuk kanë asgjë të paguajnë faturën.”

“Kjo nuk është e drejtë. Kjo nuk është mënyra për të zgjidhur problemet,” tha ai.

Trump ka premtuar të nisë dëbimin më të madh të emigrantëve të paautorizuar në historinë e SHBA-së menjëherë pas marrjes së detyrës.

Në një mesazh për Trump të publikuar të hënën, Papa Françesku i ofroi “përshëndetje të përzemërta” dhe e nxiti atë të udhëheqë një shoqëri ku “nuk ka vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim” dhe të promovojë “paqen dhe pajtimin midis popujve.”

Papa njihet për kujdesin e tij të veçantë ndaj çështjes së emigrantëve. Gjatë një audience publike në gushtin e kaluar, ai tha se “puna sistematike për të larguar emigrantët me çdo mjet” ishte “një mëkat i rëndë.”

Në vitin 2016, përpara zgjedhjeve të para presidenciale të fituara nga Trump, Papa Françesku tha se “një person që mendon vetëm për të ndërtuar mure… dhe jo për të ndërtuar ura, nuk është i krishterë.”

Duke iu referuar premtimit të Trump për të ndërtuar një mur në kufirin meksikan për të ndaluar emigrantët të hyjnë në SHBA, Françesku tha: “Unë them vetëm se ky njeri nuk është i krishterë nëse ka thënë gjëra të tilla. Duhet parë nëse i ka thënë në këtë mënyrë.”

Françesku dhe Trump më vonë u takuan kur Trump dhe familja e tij vizituan Romën në vitin 2017.

Lexo edhe :  SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në 2024, Papa nuk pranoi të thoshte nëse njerëzit duhet të votojnë për Trump apo për kundërshtaren e tij demokrate Kamala Harris, duke nxitur njerëzit të zgjedhin “të keqen më të vogël” sipas ndërgjegjes së tyre.

Gjatë intervistës të dielën në mbrëmje, Françesku gjithashtu u ndal te çështja e emigracionit në Evropë, duke thënë se kishte “shumë mizori” dhe se të gjithë kishin “të drejtën për të qëndruar në shtëpi dhe të drejtën për të emigruar.”

Françesku, 88 vjeç, është në këtë post që nga viti 2013, kur u zgjodh për të pasuar Papa Benediktin XVI./k.k

Të fundit

A do të përfundojë lufta në Ukrainë? Donald Trump shprehet se dëshiron të takojë Putinin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se dëshiron që të flasë me presidentin rus Vladimir...

NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën

Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik për të frenuar interesin e SHBA-ve për blerjen e...

Të heqësh dorë nga kafeja, zbuloni çfarë i ndodh trupit

Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit. Kur vjen puna tek kafja, në botë...

Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë/ Sulmohet trashëgimia botërore e UNESCO-s

Forcat ruse lëshuan raketa në qendër të qytetit port të Ukrainës jugore, Odesa, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke dëmtuar rëndë ndërtesat...

Hyn në fuqi vendimi për uljen e energjisë!8.5 lekë për kW për çdo familjar që konsumon…

Familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lekë më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi, që u miratua në fillim...

Lajme të tjera

Web TV