14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për media ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjet e 21 janarit të 14 viteve më parë, kur gjatë një proteste të organizuar para Kryeministrisë, mbetën të vrarë katër persona.

Berisha hodhi dritë mbi qëndrimet e tij dhe zhvillimet pas protestës, duke theksuar se keqardhjen për viktimat e kishte shprehur që në natën e 21 janarit 2011.

“Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur,” tha Berisha, duke i shtuar më tej se ishte shprehur gjithashtu për hetimin ndërkombëtar të ngjarjeve, kërkesë që e bëri po atë natë dhe më pas.

Kreu i PD theksoi se një hetim ndërkombëtar ishte kërkuar edhe nga disa institucione ndërkombëtare, të cilat sipas tij e kishin cilësuar protestën si një ngjarje me agjendë politike. “Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte agjendë politike,” theksoi Berisha.

 

 

Ish-kryeministri e cilësoi përdorimin politik të ngjarjes si një tentativë për të fshehur përgjegjësitë e atyre që organizuan dhe drejtuan protestën. Ai theksoi se ngjarja ishte përdorur për të përmbysur qeverinë e tij dhe për të synuar pushtetin politik. “Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike,” tha Berisha./E.T

Të fundit

E paralajmëron miku i tij/ Një surprizë e papritur për Gjestin sonte në spektakël (FOTO)

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të...

Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali

Ushtria amerikane ka shënjestruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të lëshuar nga presidenti Donald Trump. “Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj...

“Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku babai 74-vjeçar ka vrarë me...

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

Ylli Pata Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i janë ndalur fondet” në portalet...

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Mësohet se 74-vjeçari Hekuran...

Lajme të tjera

Web TV