Bariu më i famshëm/Gjithë jetën e ka kaluar me delet,ëndërron të bëhet yll kinemaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Përshëndetje unë jam Ledjon Liçi, nga Mbrostari i Fierit 24 vjeç, merrem me blegtori pasi ma ka lënë trashëgimi gjyshi. “

Ledjoni është i riu që kujdeset për 300 delet e tij. Ai u bë i njohur për shqiptarët nëpërmjet platformës TikTok, në të cilën tregon mënyrën e tij të jetesës, pa filtra.

“Unë zgjodha  të jem një njeri normal me duart me kallo, me xhup të grisur ku pasqyroj punën time të përditshme, kështu siç jam në te vërtetë.”

Biond me flokë të gjata dhe me mjekër, kjo pamje e ka bërë jo vetëm të njohur por edhe të dashur për njerëzit.

“Mua më pëlqen të rri me flokë të gjata  me dele me dhi, nuk e kam problem fare. Kurrë nuk i ka lyer flokët i kam origjinale sepse nëse i lyej do të përzihen me pluhurin dhe del shumë keq më pas. “

Për shumë njerëz, kjo është një pamje një pamje e pazakontë për një bari.

“Më kanë krahasuar me lloje-lloje personazhesh por më I shpejti është ai me Jezu Krishtin duke më thënë Jezu Krishti i Shqipërisë. “

Ledjoni për të siguruar jetesën punon çdo ditë 12 orë, por natyre kësaj herë nuk qe dhe shumë bujare me të, pasi shi i përmbyti kullotën e deleve .

“Këtu janë tokat e mia nga shirat e mëdha më janë përmbytur mbi 15 Ha tokë ndërsa në total në të gjitha fshatin Mbrostar ka mbi 100 ha, më janë shkaktuar mbi 3 milion lekë dëm dhe kjo nuk është një vlerë e vogël për mua”. 

Përveç dashurisë së kafshëve ai ka një tjetër pasion, aktrimin edhe pse është i vetëdijshëm që e ka tepër të vështirë të behët pjesë e botës së kinematografisë./K.K

Lexo edhe :  Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Të fundit

Kush është ai që po i shërben Edi Ramës? Një përgjigje për Andi Bushatin

BLENDI KAJSIU - Në artikullin e tij “Si të dallosh një kriptoramist” kolegu Bushati ofron një manual për të...

Shqipëria dhe “Plani Marshall”, një shans i humbur

Xhorxh Marshall, fjalimi që çoi në Planin i cili ndërtoi Evropën e pasluftës Përgatiti: Leonard Veizi Shqipëria nuk e pranoi ndihmën e “Planit Marshall”. Preferoi më...

Qendra e Tiranës bllokohet sonte deri nesër në orën 23:30, zbuloni arsyen

Rrugët pranë qendrës së kryeqytetit do të bllokohen prej mbrëmjes së sotme e deri në orën 23:30 të së premtes, datë 6 Qershor. Shkak...

Gruaja ndërron jetë pas injeksionit në ambulancë! Çfarë ndodhi sot në Lushnje?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua ka humbur jetën pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes. Lajmin...

Bayern më i dobët se kurrë! Çfarë po ndodh me merkaton? Vonesat tregojnë se…

Bayern nuk po lëviz në merkato. Duket sikur ka ngecur dhe nuk po mban dot ritmin e klubeve të tjera big në Europë. Real Madrid...

Lajme të tjera

Web TV