Mali Tomorr, mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerzimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Përparim Zaimi

Libri qё i paraqitet lexuesit dhe studiuesve tё ndryshёm kudo qё ndodhen, shqiptar dhe tё huaj, ka filluar nё formёn e njё artikulli shkencor, por me kalimin e kohёs objekti i tij u zgjerua dhe pёrfundoi nё formatet e njё Libri me pёrmbajtje tё jashtёzakonshme.

Objekti i librit ёshtё mali Tomorr nё Shqipёri. Unё si autor nёpёrmjet evidencave tё zbuluara nga ana ime si kёrkues shkencor arrita tё formuloj pёr herё tё parё teza dhe teori unike origjinale pёr tё kaluarёn shumё tё largёt tё trojeve shqiptare dhe tё mbarё kontinentit, tё mbёshtetura nё fakte konkrete. Libri nuk ka vetёm qёllim tё evidentojё vlerat e mёdha shkencore dhe tё zbёrthej mitologjinё e thurur rreth kёtij mali tё shenjtё dhe mistik, por tё nxjerr nё pah tё vёrtetat tronditёse qё mbart ky mal jo vetёm pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt por pёr gjithё historinё e njerzmit. Nё kёndvёshtrimin metaforik ёshtё njё lampadar i madh qё rrezaton dritё hyjnore, ndriçon mendjet e studiuesve nё shumё disiplina shkencore si dhe ndёrgjegjёson besimtarёt e kulteve se njё Krijues superinteligjent ka qenё i pranishёm dhe e ka eksploruar kёtё mal miliona vite mё parё, kur Roma dhe Greqia nuk egzistonin. Nёpёrmjet njё abstrakti qё e kam vendosur nё fillim tё librit kam pёr qёllim qё lexuesi tё njihet qё nё fillim me vlerat e mёdha qё pёrmban Libri dhe çёshtjet tepёr intriguese qё shtjellon Autori. Kam bёrё njё punё studiuese shumё voluminoze nё vite, por kohёt e fundit ose mё saktё duke filluar qё nga viti 2022, kur arrita tё siguroj instrumenta elektronik modern, u zgjerua nё mёnyrё tё pakrahasueshme fokusi i çёshtjeve shkencore qё arrita tё zbuloi. Kam kryer mijra matje dhe fotografime tё artefaktit tё zbuluar nё rrethinat e malit Tomorr, duke filluar qё nga mikrogrimcat pёrbёrёse tё tij. Arrita tё siguroj njё informacion tё paimagjinueshёm, ndonёse mbetet shumё pёr tё zbuluar dhe studjuar. Njё pjesё e kёtyre zbulimeve dhe informacioni do ta gjeni tё shtjelluar nё kёtё libёr.

Libri ёshtё i ndarë nё kapituj ose pjesё sipas tematikёs qё shtjelloj dhe nё funksion tё evidentimit kronologjik dhe tematik duke ruajtur njё linjё llogjike argumentimi. E veçanta qё unё dalloj ёshtё se çdo tezё, ide apo edhe nё formёn e nje teorie mbёshtetet nё prova tё zbuluara. Ka shumё pak referenca tё huaja, mbasi nuk mё kanё shёrbyer duke patur prova direkte dhe qё botohen pёr herё tё parё.

MALI TOMORR NE FOKUSIN E RILINDASVE SHQIPTARË

“Nga gjithë ky trashëgim pagan dhe postpagan, shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare ruajtën bërthamën pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik të ndërgjegjes popullore për kultin e malit në fjalë. Me këtë lëndë ata ndërtuan mitin romantik të malit të Tomorit, në frymën e idealeve patriotike. Wikipedia …………………………….

Duke marrë parasysh artefaktet dhe misteret që kam zbuluar në tokën shqiptare mund të them pa asnjë dyshim se jetoj në një tokë të shenjtë. Më poshtë do të paraqes një fakt të jashtëzakonshëm, të paimagjinueshëm, por ja që është një fakt, jo fantazi. Dikush edhe mund të tronditet, por e gjykova të arsyeshme të bëj sa më të qartë përkufizimin e malit Tomorr si vend i Shenjtë dhe Shqipërisë si Tokë e Shenjtë.

Nuk është vetëm ndjenja dhe përfundimi im, por është një realitet që unë do ta provoj duke paraqitur fakte dhe evidenca të tjera të zbuluara gjatë punës time kërkimore dhe studimore. Pretendimi Rilindasve tanë të mëdhenj ka qenë i bazuar, vizioni i tyre përputhet me realitetin historik të lashtësisë, mbasi koha u jep të drejtë. ………………………

PERËNDITË  KANË QENË QËNIE SUPERINTELIGJENTE ME PAMJE NJERZORE

Perënditë janë konceptuar dhe përkufizuar në mënyra  e trajta të ndryshme. Mitologjia jep edhe pamje të tyre, që janë njerzore si të Zeusit dhe perëndive të tjera. Mendoj se në këtë pikë imagjinata e njeriut tokësor përputhet me një realitet objektiv, pamvarёsisht se janë përfytyrime dhe kompozime artistike të marra nga lashtësia. Pse do të thotë dikush ? – sepse disponojmë evidenca që vërtetojnë se perënditë kanë qenë qënie superinteligjente, me pamje njerzore.                     Ҫfarë lidhje kanë me malin Tomorr, sepse ka teori dhe kulte që lidhen me vende të tjera?                                               Në malin Tomorr dhe rrethinat e tij janë gjetur evidenca fizike, artefakte që vërtetojnë këtë tezë. Dhe më e rëndësishmja është që i përkasin një periudhe kohore që kur ka lindur njerzimi. ……………………..

Lind pyetja : A kanë qenë këto qënie të gjalla si ne apo imagjinare dhe mitologjike ?

Kjo është një pyetje thelbësore për të kuptuar se përgjigja përmban një të vërtetë të pranuar si mitologji, por tronditëse për ta perceptuar si  realitet. Përgjigja ime është: Kanë qenë Qënie të gjalla superinteligjente, që kanë krijuar civilizimin e parë në planetin Tokë.

Sikurse duket edhe nga ndarja e detyrave që përmendëm më sipër, zotat dhe perënditë kanë mbuluar gjithë aktivitetin njerzor të planetit tokë , por edhe të specieve të tjera . Pra, gjithçka që janë burime për tu menaxhuar në planet.

Dhe për ta bërë më të perceptueshëm dhe më të saktë e kompletuar  përgjigjen e mësipërme,  po e ilustroj me një fakt të pamohueshëm, po japim fotografinë e një fëmije apo”engjëlli”, që i përket civilizimit teknologjik superinteligjent.

Mesazhi që jep krijuesi me anë të zbulimit të kësaj krijese ëngjëllore, krijesë e civilizimit teknologjik superinteligjent, ka vlerë jo vetëm studimore dhe prove që ndryshon konceptimin e botës që na rrethon në lidhje me prejardhjen tonë, dhe shumë aspekte të tjera, por është një “bombë” që duhet të trondisë themelet e ngrehinës së shkencës, filozofisë, politikës dhe prirjen e saj drejt të ardhmes së njerzimit…

Në fakt, njerëzimi po kalon një situatë dramatike. Bota është në prag të një lufte të re. Kjo luftë mund ta zhdukë këtë qytetërim. Ata që zotërojnë miliona e miliarda janë humbës. Pjesa tjetër e njerëzve, një ditë do të vdesë. Ky qytetërim nuk do të ekzistojë më. I dashur egoist dhe i pangopur me pasuri bëj zgjedhjen tënde. A arrini të kuptoni se ku po shkoni me aventurat tuaja?

MALI TOMORR I TAKON HISTORISË SË POPULLIT TË LASHTË SHQIPTAR QË NJIHTE ZEUSIN SI ZOT TË TIJ

 Edhe mё parё qё nё kohёt e lashta shqiptarёt besonin nё zot, por perceptimi i tyre pёr zotin ishte shumё afёr realitetit qё kemi zbuluar. Zeusi ka pasur fronin e tij nё malin Tomorr, prandaj mali Tomorr ёshtё thellёsisht mistik. Aty ёshtё ulur astronauti i parё i Krijuesit tonё, rreth 38 milion vite mё parё, siç do ta trajtojmё me hollёsi kёtё fakt.

Feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria

Kohёt e fundit ёshtё hapur njё debat i madh dhe delikat rreth njё propozimi tё qeverisё Shqiptare pёr krijimin e Entitetit Sovran tё Urdhёrit Bektashi brenda territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё.

Nuk janё paraqitur argumenta mbi domosdoshmёrinё e njё akti tё tillё nga autorёt e kёtij propozimi. Pse duhet bёrё njё veprim i tillё?…

 Feja ёshtё çёshtje botkuptimi, kombi ёshtё i shenjtё.

Mali Tomorr si mal i shenjtё nuk i takon asnjё religjioni fetar aktual qё ushtron aktivitetin e vet nё Shqipёri. Ai ka qenё dhe vazhdon tё jetё pronё e gjithё shqiptarёve, brenda dhe jashtё Shqipёrisё sepse ёshtё njё dhuratё e krijuesit qё ka zgjedhur shqiptarёt si preferencё tё tij. Ky nuk ёshtё njё pёrfundim voluntarist, pra dёshirё, por i mbёshtetur nё fakte historike dhe zbulime shkencore me tё cilat lexuesi do tё njihet nё vazhdim tё kёtij Libri.

 GJURMË DHE FAKTE MAHNITËSE

ZBULOHET DISKU FLUTURUES

…… Peizazh i malit të Tomorrit, 38,325 milion vite më parë. Pamja është projektuar në sipërfaqe të diskut fluturues dhe shërben: a) si një provë e padiskutueshme e vërtetësisë së egzistencës së malit të Tomorrrit në atë periudhë gjeologjike. b) Përpos kësaj është një dëshmi fizike se ky mal është vizituar nga një eksplorues jashtëtokësor miliona vite më parë.

  Dizenjuar mjeshtërisht nga eksploruesi, që është një Qytetërim Teknologjik Superinteligjent. Egzistenca e këtij qytetërimi superinteligjent është reale dhe e provuar nëpërmjet evidencave fizike.

Nga të dhënat e zbuluara në sipërfaqen e ketij disku (simbole të shkrimit shumë të lashtë, kryesisht të linearit A), rezulton se ulja në malin Tomorr është bërë rreth 38.325 milionë vjet më parë. Vlerësimi i kohës është bërë duke zbatuar formulën e konvertimit të kohës universale në kohë tokësore.

…………………..

ÇFARË VËREJMË NË SIPËRFAQEN E DISKUT?

  1. Pamje e plotë e malit të Tomorrit tre dimensionale. Kjo pamje pasqyrohet në modelin 3D.
  2. Pamja e një astronauti të lashtë, i cili u ul në malin Tomorr rreth 38.325 milionë vjet më parë.
  3. Simbolet dhe shkronjat e shkrimit më të vjetër njerëzor të quajtur Linear A
  4. Hartat e udhëtimit ndërgalaktik dhe universit të dizenjuara nga Qytetërimi Teknologjik Super Inteligjent
  5. Dëshmi e një megastrukture që i ngjan shumë brezit të yjësisë së Orionit.
  6. Nënshkrimi i autorit të projektimit dhe ndërtimit të artefaktit të diskut fluturues.
  7. Simbolet e panumërta të galaktikave, yjësive dhe megastrukturave të Universit.
  8. Imazhi i një qënie njerëzore FEMËRORE.
  9. Nëpërmjet një artifakti tjetër, ne njohim edhe trajektoren e udhëtimit nga planeti i origjinës së qytetërimit teknologjik super inteligjent deri në zbritjen në sistemin tonë diellor, planetin Tokë.
  10. Dy liqene malore, rrëzë malit të Tomorrit. Njëri është një liqen i madh. Astronauti ka zbritur në sipërfaqen e tij, ndërsa liqeni i dytë më i vogël është pozicionuar afër fundit të malit (pjesa që nuk shihet nga lart).

…………………………….

Liqeni i madh (imazhi pjesor) dhe astronauti i lashtёsisё i emёrtuar ev14. Pamja ёshtё marrё me mikroskop elektronik.

ASTRONAUTI ev14

Emërtimi i astronautit ёshtё vendosur nё krye tё veshjes sё tij ose kokёs sё tij. Deshifrimi i kёtij simboli shkronjor dhe numerik ёshtё njё problem pёr zgjidhje dhe saktёsim pёr tё ardhmen. Numri 14 sipas arsyetimit tim ndoshta tregon qё kjo zbritje mund tё ketё qenё misioni i 14 i uljes nё planetin Tokё. Se çfarё pёrfaqёson numri 14 për civilizimin superinteligjent ky ёshtё njё problem mё vehte. Simboli ev – mund tё deshifrohet edhe si misioni Eva. Nё atё periudhё sipas tё dhёnave tё studiuesve tё shkrimeve tё lashta fjalёt ishin monosillabike. Nuk pёrdoreshin prapashtesat ose mbaresat.

Lexo edhe :  Instagram njofton se ka gati aplikacionin konkurrent të TikTok, çfarë është Edits

Liqeni i madh ka qenë i vendosur në pjesën e poshtme të malit Tomorr. U përpoqa të bëj disa kërkime dhe llogaritje në lidhje me pozicionin e saktë ku kishte zbritur astronauti i lashtë. Më në fund, e pёrcaktova pozicionin në mënyrë të përafërt. Pozicioni i uljes së astronautit del të jetë ndërmjet urës së Sirakës, afër ujëvarës së Bogovës dhe fshatit Dobrushё, vendlindja e autorit të këtij libri. Pikërisht, pjesa perëndimore e fshatit Dobrushë rreth një milje e gjysëm tokësore nga fshati. Pёr ata qё e njohin zonёn qё kam pёrmendur ёshtё më se e qartё.

A ishte astronauti i parë i antikitetit Zeusi për të cilin flet Homeri?

Duke marrë parasysh dëshmitë e tjera që disponoj nga kërkimet dhe zbulimet që kam bërë, arrij në përfundimin se Zeusi mitologjik është ulur në malin Tomorr, ku ka lënë edhe gjurmë të kultit të tij, por nuk mund të them që është ky astronaut. ……………………….

Si ishte Zeusi në realitet? Fatmirësisht disponoj një provë të vërtetë!

Zeusi ishte një qenie njerëzore e gjatë, me flokë të gjatë dhe mustaqe spic, i aftë të mbante një derr të egër dhe një dre në krahët e tij të fuqishëm. Një burrë shumë i pashëm. Nga një e dhënë simbolike kuptoj se i pëlqente gjuetia dhe këtë pasion e ka shprehur në një piktogram shumë të bukur, madhështore. Foto që kam zbuluar tregon madhёshtine e tij si sundimtar. …………………..

 MBISHKRIMET E LINEARIT A GRALI I SHENJTË I GJUHËS SHQIPE

…………………………………………………………….

Në foto dallojmë qartë simbolet apo shkronjat e alfabetit të gjuhës së sotme shqipe, por edhe numrat që quhen arabë 1,2,3,4…. Dallojmë edhe numrat e quajtur romakë si V, IV etj. Në foton e astronautit të lashtë dallojmë gjithashtu edhe disa simbole apo shkronja si: ev, ev14, dv, ┴. Shih foton më poshtë.

Për mendimin tim, albanologjia ka një gur themeli për lashtësinë e gjuhës së shkruar shqipe, 38.325 milionë vjet më parë. Kuptohet në trajtën e saj fillestare, si gjuhë njërrokëshe.

Si rezultat i këtij fakti të zbuluar, mund të paraqes versionin se:                                                                                                                          a – gjuha shqipe është jo vetëm gjuha më e vjetër në planet, por e shkruar me shkronjat e alfabetit të sotëm të gjuhës shqipe, në trajtën fillestare.                                                                                    b- të njëjtat gërma të alfabetit të gjuhëve të tjera janë huazuar nga gjuha e lashtë shqipe.

Mendoj se çdo kundërshtim ndaj këtij përfundimi është absurd, përveç nëse ka fakte të tjera që vërtetojnë të kundërtën.

…………………………………………………..

GJUHA E SOTME SHQIPE – rezulton të jetë trashëgimtare e gjuhës së lënë nga Krijuesi ynë, gjuha e dhënë nga Qytetërimi Teknologjik Super Inteligjent. Gjuha e shprehur nëpërmjet embrio – morfemave, që nga momenti i krijimit të species njerëzore.

Origjina e numerologjisë dhe simboleve aritmetike si në variantin numerik arab dhe romak – po ashtu rezulton se e ka origjinën në Shqipëri, në gjuhën e lashtë shqipe, prandaj është më se logjike dhe e drejta historike të korrigjohen dhe ti quajmë ato shqiptare. numrat hyjnorë, ose numrat e Atlantëve, pasi nuk është meritë e shpikjeve arabe dhe romake, por e Krijuesit. Faktet dhe provat flasin qartë në favor të gjuhës së shqiptarëve si gjuhë e Zotit.

 GJUHA E KRIJUESIT – GJUHË SIMBOLIKASH

Sa më sipër mund të them se kam zbuluar një enciklopedi hyjnore të së kaluarës shumë të largët. Kjo enciklopedi është hyjnore sepse është dhënë nga krijuesi ynë, është e barabartë ose ndoshta me e rëndësishme se urdhëresat e profetit Moisi. Koha në të cilën është ulur Zeusi në malin Tomorr, që unë e kam quajtur astronautin e lashtësisë, më jep mundësinë të gjykoj për shumë ngjarje të mëdha të së kaluarës të largët. Duke patur parasysh këtë të dhënë, mendoj se edhe harta e Atlántidës dhe Perandorisë së Atlantëve, harta e kësaj perandorie legjendare e mbuluar nga mjegulla e kohës, duhet të jetë dizenjuar në Globin Tokësor të asaj periudhe rreth 38,325 milion vite më parë. Duke patur parasysh edhe rrethana të tjera kjo periudhë kohore është bindëse për mua si studiues.

………………………………

PAK FJALË RRETH GJUHËS PELLAZGE

Debatet që po zhvillohen për këtë çështje së fundmi në mediat shqiptare më detyrojnë të them mendimin tim si studiues dhe hulumtues shkencor se gjatë kërkimit tim kam hasur edhe probleme të mprehta të gjuhës dhe historisë. Them të mprehta sepse evidentimi i tyre bën të mundur zgjidhjen e shumë çëshjteve gjuhësore që debatohen në kuadrin e shkrimeve të antikitetit dhe ndonjë mbishkrimi të lashtësisë Sumere apo edhe të mëvonëshme. Para se të prezantoj versionin tim, jam konsultuar me botimet e shumë autorëve të njohur për këto çështje në botë (shqiptarë dhe të huaj).

…………………………

Duke u bazuar në simbolet e gjetura në artefaktet dhe që për mendimin tim përfaqësojnë elementet e parë të gjuhës së shkruar të miliona viteve më parë mund të konkludojmë se gjuha e pellazgëve ka qenë gjuhë e veçantë ose para indoeuropiane, sepse e tillë rezulton të jetë edhe gjuha shqipe si pasuese e saj.

………………..

Gjuhët janë sjellë në planetin tokë nga qytetërimi teknologjik superinteligjent.  Nuk është faji i shqiptarëve që krijuesi ynë ka zbritur në planetin tokë në malin e Tomorrit dhe ngriti aty fronin e tij. Është një favor i shqiptarëve të sotëm. Unë flas për atë realitet që jam në gjëndje të japë prova. Dikush mund të thotë që Zeusi mund të ketë zbritur edhe në vend tjetër? Le të provohet me fakte, jo me narrativa e legjenda. Nuk përjashtohet mundësia, sepse Civilizimi Teknologjik Superinteligjent e ka shkelur planetin Tokë, shumë kohë para Tomorrit, ka shkelur superkontinentin Pangaea dhe Atlantidën më herët, por monumentin e tij madhor e ka lënë në Tomorr.

…………………

 KRAHASIMI I DY HARTAVE TË MËSIPËRME

 Ҫfarë na tregon ky dokument shumë i rëndësishem?

Harta e mësipërme paraqet saktësisht shtrirjen e Perandorisë së Atlantëve, mbas fundosjes së Ishullit legjendar të Atlantidës. Pjesa e ngjyrosur me të kuqe nuk përfshin një hapësirë ku jetonin Iberët. Kjo hartë tregon që pellazgët kanë zëvëndësuar atlantët mbas rënies së Perandorisë të tyre.

Pra kjo hartë nuk përfaqëson asgjë tjetër përpos shtrirjen e pellazgëve hyjnore dhe Perandorisë së tyre, në një periudhë gjeologjike ku kanë ndodhur ndryshime gjeomorfologjike të rëndësishme (lindja e gadishullit Apenin, ishujt Korsika dhe Sardenja, arqipelagut grek, si dhe disa ishuj që nuk egzistonin disa miliona vite më parë).

Në figurën e mëposhtëme po japim shtrirjen e Perandorisë së Atlantëve para fundosjes së dytë të Atlantidës.

 Perandoria e Atlantëve rreth 38 milion vite më parë

 Krahasojmë të dy hartat e mësipërme dhe shikojmë që harta e shtrirjes gjeografike të pellazgëve, është vazhdimësi e hartës gjeografike të shtrirjes së Perandorisë së Atlantëve. Hartat e mësipërme na i plotësojne kërkesën për të argumentuar dhe provuar një realitet të ndodhur mijra vjet më parë. Nëpëmjet këtyre provave i jam përgjigjur edhe pjesës së pandriçuar lidhur me shpërndarjen gjeografike të Pellazgëve. Të gjithë njohuritë e grumbulluara nga njerzimi kanë një burim shumë të hershëm.

…………………………………

MALI I TOMORRIT – VENDI I PERËNDIVE

Isha i bindur se gjatë vëzhgimeve të mia duke përdorur mikroskopin elektronik do të gjeja një simbol që tregon foton e ndonjё perëndeshe. Legjendat flasin shumë sepse krijesa të tilla ngjajnë me njerëzit. Më në fund, e zbulova këtë mrekulli.

Perëndeshë Afërdita ose Venus  

Nga kërkimet që kam bërë kam arritur në përfundimin se imazhi i kësaj qënie femërore të bukur duhet të jetë projektuar në sipërfaqen e diskut fluturues si simbol i perëndeshës së bukurisë hyjnore.

BERATI – KRYEQENDRA E MUNDSHME

E PERANDORISË SË ATLANTËVE

……………………………..

Duke marrë në konsideratë vendin se ku janë zbuluar artefaktet që përbëjnë edhe prova të pakundërshtueshme, mund të konkludojmë se:

Kryeqendra e Perandorisë së Atlantëve duhet të ketë qenë e vendosur në tokën e shqiptarëve të djeshëm (pellazgo-Ilirët) dhe shqiptarëve të sotëm, Shqipëria.

Kryeqendra duhet të ketë qenë në atë zonë dhe në atë truall ku janë ulur anijet hapsinore të civilizimit teknologjik superinteligjent, që krijuan njeriun tokësor dhe sollën gjuhën e parë (gjuhën atlanto-pellazge). Gjuha e parë atlanto – pellazge, është gjuha e sotme shqipe. Nuk ka gjuhë atlante të veçantë, sikurse po përpiqen ta krijojnë disa studjus në botë. Këtë e vërteton rrjedha e zbulimeve dhe ngjarjeve historike shumë të lashta dhe alfabeti i parë që ka sjellë në planetin Tokë civilizimi teknologjik superinteligjent (referuar artefakteve të zbuluar).

……………………………….

Ky përfundim mund të konsiderohet si një version, por rrethanat, aktorët dhe argumentat që përmenda mbështesin dhe mundësojnë këtë tezë.

NË VEND TË MBYLLJES

“Zoti” ose Krijuesi ynë po jep një mesazh shumë të qartë pas miliona vitesh sipas sistemit tonë kohor. Atëherë është detyra jonë të respektojmë dritën që hidhet në hijet e së shkuarës historike. Kjo deklaratë nuk është as shantazh për të tjerët, as mbivlerësim i një kombi që i është grabitur historia dhe kultura ndër shekuj nga sundimtarë të ndryshëm.

Është një mision për të ndriçuar të kaluarën, nuk është një dëshirë apo vullnet i konjukturave politike.  Krijuesi ynë na ka vënë para një prove mbas miliona vitesh. Misioni në perceptimin tim është më shumë se sa njerzor, është hyjnor. Dikush do ta kryente këtë detyrë dhe mu ngarkua mua. Kjo është zgjedhje e krijuesit.

Autori:

PËRPARIM      ZAIMI

                                         Studiues i shkencave navale, kulturёs sё lashtё dhe universit                                                                             (Civilizimeve Teknologjike Inteligjente)                                                                                                     * Lektor i shkencave navale nё Universitetin “Aleksandёr Moisiu” Durrёs                                    * Antar i Akademisё sё Shkencave “Rrёnjёt Tona” Tiranё                                                                           * Autor i 18 librave akademik dhe shkencor, mbi 30 studimeve dhe      13 artikujve shkencor

Të fundit

Peshkatari gjashtë ditë i zhdukur! Nuk është gjetur asnjë send personal i 63-vjeçarit

6 ditë dite pas zhdukjes se 63-vjecarit Engjell Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht nuk ka...

Dëbora zbardh jug-lindjen e vendit, ja si paraqitet situata në akset kryesore rrugore

Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pjesën më të madhe të rrugëve nacionale të juglindjes së vendit. Brime zyrtare pranë Autoritet Rajonal Rrugor...

14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

Në një konferencë për media ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjet e 21 janarit të 14 viteve më parë, kur...

“Drejtësi për ’21 Janarin’, Rama videomesazh: E kërkon një popull i tërë

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama -Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që...

Vendet e banuara më të ftohta në botë

Njerëzit kanë arritur të përshtaten edhe në kushte ekstreme, ku mbijetesa duket e pamundur. Ka vendbanime në botë ku dimrat janë jashtëzakonisht të ashpër...

Lajme të tjera

Web TV