Nëse Tramp do t’i bëjë ato që thotë… Bota nuk do të jetë më kjo që është!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor Kikia

Presidenti Tramp nuk është thjeshtë njeriu që drejton vendin më të fuqishëm në Botë. Por, është ai që ia di vlerën pushtetit që ka, më shumë se askush dhe që premton ta përdorë atë më shumë se askush deri tani.
Fjalimi i tij nuk ishte thjeshtë fjalim përurimi, por një projekt mbushur plot objektiva. Deri tek e paimagjinueshmja…

“Nga sot do të shpall një emergjencë kombëtare energjetike. Amerika do të bëhet sërish një komb prodhues i naftës dhe gazit, pasi ajo ka rezervat më të mëdha në botë. Do të ulim çmimet, do të mbushim rezervat tona strategjike plot e përplot dhe do të eksportojmë energji amerikane në mbarë botën”- tha Tramp.

SHBA ka patur një politikë historike për ruajtjen e rezervës së vet. Në presidencën e parë, ai i dha hov industrisë nxjerrëse të naftës në vend për të ulur importin. Por, shndërrimi i Amerikës në një vend potencial eksportues, do të ndryshojë shumë raporte në tregun e arit të zi, që ka ngritur perandori ekonomike në mes të shkretëtirës në Lindjen e Mesme, apo që mban në këmbë fuqi si Rusia.

Nafta dhe mjedisi nuk bashkëjetojnë, ndaj dhe Trump, një nga dekretet që firmosi sapo hyri në zyrë ishte dalja e SHBA nga Marrëveshja për Klimën( e Parisit), duke u bërë një ndër 4-5 vendet e pakta që nuk e respektojnë këtë pakt që konsiderohet një fitore e madhe në ruajtje të planetit.

Nga ana tjetër, ai premtoi një ekspansion të prodhimit të automjeteve elektrike. Me Elon Musk, si fuqi ekonomike dhe politike tashmë, kjo industri nuk do të ketë nevojë për “projekte ndërgjegjësimi” për të përdorur automjetet elektrike.

“Me veprimet e mia sot, do t’i japim fund Marrëveshjes së Re të Gjelbër dhe do të shfuqizojmë mandatin për automjetet elektrike, duke shpëtuar industrinë tonë të automobilave. Do të ndërtojmë automobila në Amerikë përsëri, në një shkallë që askush nuk e kishte ëndërruar”.

Tramp premtoi dhe firmosi menjëherë futjen në fuqi të tarifave doganore e tregtare për importet, për të mbrojtur prodhimin vendas. Ai do të ngrejë në një nivel të pa shënuar deri tani luftën tregtare me Kinën. Tramp deklaroi se do të rimarrë Kanalin e Panamasë, që sipas tij “po e operon Kina duke na tarifuar neve”. Një veprim ky me efekte të mëdha politike, ushtarake, ekonomike dhe strategjike.

Lexo edhe :  Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Ai deklaroi se do t’i ndërrojë emrin Gjirit të Meksikës dhe do të zgjerojë territoret amerikane. Po ku? Në kurriz të kujt? Objektivat e deklaruar më herët janë Kanadaja dhe Groenlanda. Ai i dha një goditje të fortë politikave liberale shoqërore lidhur me familjen dhe orientimin seksual. “Nga sot, do të jetë politikë zyrtare e qeverisë amerikane që ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”.

Ai pritet të kufizojë marrëdhëniet me OBSH-në, ndaj të cilës ka akuza për pridhimin në laborator të Covid 19. Si hap i pare, ai deklaroi se “do të rikthej në detyrë të gjithë ushtarët që u përjashtuan padrejtësisht, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj mandatit të vaksinës Covid, duke i shpërblyer me pagat e plota të prapambetura”.

Ai ndikoi në fundin e luftës në Gazën e rrënuar dhe premton ndalimin e luftës në Ukrainë. Dhe në fund, premtoi për të nisur astronautët amerikanë për të vendosur Flamurin me Yje dhe Vija në planetin Mars. Ai i bëri këto deklarime ndërsa pas shpinës së tij qëndronin katër sipërmarrës, Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sundar Pichai dhe Jeff Bezos, që vlejnë 800 Miliard Dollarë.

Nuk dallon dot se ku mbaron realizmi në këtë plan ambicioz e ku fillon euforia përzjerë me arrogancën dhe etjen për t’u hakmarrë ndaj një sistemi drejtësie që e përndoqi(sipas tij politikisht) për 4 vjet. Por, ai nisi menjëherë me firmosjen e akteve të para, dhe nëse ai vazhdon ta përdorë pushtetin me efektshmërinë që përdori për t’i ulur automatin luftës së Izraelit dhe Hamasit, atëherë nuk duhen dyshuar këto premtime.

Nëse këto realizohen, Bota nuk do të jetë më kjo që është. Gjithësesi, duhet të presim të mësojmë nëse do të bëhet më e paqtë, më e drejtë dhe më e pastër./    S,M

Të fundit

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare,...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

“Nuk e doja, por nuk kisha zgjidhje!” Suzana Guxholli tregon zhgënjimin që i dha forcë

E ftuar në studion e “Rudina” pasditen e kësaj të shtune në Tv Klan, Suzana Guxholli rrëfeu pak për karrierën  e saj. Ajo ndau...

Shqiptarët tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët/ Po na “ndajnë” nga prindërit

Komuniteti shqiptar në Irlandë protestoi kundër refuzimit sistematik të vizave të vizitorëve për anëtarët e familjeve shqiptare. Protesta u mbajt më 31 janar, në orën...

A do t’i hetojë SPAK krimet zgjedhore?/ Çollaku:Thembra e Akilit, financimi i partive

Basir Çollaku e sheh si propagandë Task Forcën që u prezantua nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për të hetuar krimet zgjedhore në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV