‘Përshëndjetje fashiste?’ Gjesti i Elon Musk shkakton polemika, reagon miliarderi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përshëndetja e shumëpërfolur nga Elon Musk ka bërë bujë gjatë festimeve për inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara. Në Capital One Arena të Washington-it, pranë Kapitolit ku më herët Donald Trump kishte bërë betimin, Musk bëri një përshëndetje që shumë e intepretuan si “përshëndetje fashiste”, duke shkaktuar reagime të forta.

Arena ishte e mbushur me mbështetës të Trump-it, të cilët po ndiqnin ceremoninë përmes një ekrani gjigant dhe prisnin mbërritjen e presidentit dhe zonjës së parë, Melania Trump.

Një fjalim emocionues dhe gjesti polemik
I ftuar nga Trump për të folur, Musk mbajti një fjalim më të artikuluar pas një paraqitjeje disi të hutuar një natë më parë. “Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë,” tha ai, “disa janë të rëndësishme, disa jo, por kjo kishte rëndësi, dhe dua t’ju falënderoj që e bëtë të mundur këtë.”

Pas këtyre fjalëve, Musk vendosi dorën në zemër dhe më pas ngriti krahun me gishtat e shtrirë, një gjest që zakonisht lidhet me Perandorinë Romake, por edhe me regjimin nazist. Turma reagoi me entuziazëm, ndërsa Musk përsëriti gjestin me një pozicion disi më të ulët të krahut dhe tha: “Ju jap zemrën time.” Në fjalimin e tij, ai lavdëroi mbështetësit për kontributin e tyre në “sigurimin e një të ardhmeje të qytetëruar” dhe për vizionin për qytete e kufij të sigurt dhe politika të arsyeshme.

Reagimet dhe akuzat
Gjesti i Musk u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, duke nxitur polemika. Në platformën X (ish-Tëitter), shumë përdorues shprehën indinjatën e tyre, duke e lidhur këtë gjest me ideologji ekstremiste. “A bëri Elon Musk një përshëndetje fashiste gjatë fjalimit?” pyeti Hasan Piker, një komentator politik. Komente të tjera e cilësuan këtë si një “pwrshwndetje naziste në televizion.”

Lexo edhe :  Melania Trump lëshon kriptovalutën e saj

Gazeta izraelite “Haaretz” e përshkroi gjestin si një përshëndetje fashiste të lidhur me Gjermaninë naziste, duke theksuar rëndësinë e imazhit që kjo përcjell.

Përgjigjet dhe qëndrimet e përfaqësuesve të Musk

“Gjesti im është keqinterpretuar,” ka thënë Musk, duke ironizuar kritikët për metodat e tyre. “Sinqerisht, kanë nevojë për truke më të mira. Ky sulm ‘të gjithë janë Hitler’ është i tejkaluar,” ka shkruar ai në platformën X (ish-Twitter).

Megjithëse postimi origjinal u fshi, polemikat rreth gjestit vazhdojnë të marrin vëmendje, duke nxitur debate mbi qëndrimet publike dhe përgjegjësinë sociale të figurave të fuqishme si Musk.

Edhe përfaqësuesi i Musk në Itali, Andrea Stroppa, u përpoq të sqarojë situatën duke thënë se “Elon nuk i pëlqen ekstremistët” dhe se gjesti ishte një mënyrë unike e Musk për të shprehur emocionet, duke e lidhur këtë me faktin se ai është autist. Stroppa theksoi gjithashtu se interpretimet që e lidhin këtë veprim me nazizmin janë të pabaza.

Megjithatë, situata u tensionua më tej nga mbështetja e Musk për partinë gjermane të ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD). Në një bisedë me bashkëudhëheqësen e AfD-së, Alice Weidel, Musk kishte deklaruar se vetëm ky grup politik mund të shpëtojë Gjermaninë. Deklarata shkaktoi reagime, veçanërisht për shkak të qëndrimeve kontroverse të Ëeidel mbi Hitlerin dhe komunizmin.

Ky incident ka sjellë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë publike të figurave të fuqishme dhe ndikimin që mesazhet e tyre mund të kenë në shoqëri./E.T

Të fundit

Guardiola nxit Fodenin: Të rinovojë përjetësisht me Mançester Sitin

Pep Guardiola i ka kërkuar Fill Fodenit që të bëhet një lojtar i një klubi te Mançester Siti, duke...

Deri më 15 maj ndalohet në Durrës qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier

Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve...

Kompleksi i banimit në pushtetin e flakëve/ Si të mbroni shtëpinë me SIGAL

Zjarret janë një nga rreziqet më të mëdha që mund të përballoni në shtëpi. Përveç dëmeve materiale, ato mund të rrezikojnë edhe jetën e...

Trump bllokon ndihmat ndërkombëtare për 90 ditë: Do kontrollohen të gjitha!

Mes urdhrave ekzekutivë që Donald Trump firmosi me të marrë detyrën, ishte dhe ai që parashikonte pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare...

Zjarr në resortin e skive në Turqi, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur

Të paktën 66 persona u vranë dhe 51 të tjerë u plagosën pas një zjarri në një hotel në një vendpushim skish në Turqinë...

Lajme të tjera

Web TV